Në fjalën e tij para të pranishëmve, Klosi është shprehur se hapja e kësaj shkolle, përveç arsimimit u shërben fëmijëve edhe për të mësuar një qasje të re ndaj ambientit.
“Startojmë sot programin e gjelbērimit dhe edukimit të fëmijëve, “Një pemë për çdo fëmijë!”. Nisma synon ngritjen e kurorës së gjelbër në çdo shkollë, në të gjithë Shqipërinë”, ka deklaruar Klosi.
Së bashku me nxënës e mësues të shkollës së re, ministri ka mbjellë fidanët e parë të kurorës së gjelbër për shkollën e Poshnjes. Ai ka dhënë garancinë se programi do të shkojë në çdo shkollë të vendit dhe në fund do të përmbyllet me një konkurs për kurorën e gjelbër më të bukur.
“Në të gjithë Shqipërinë do të bëjmë të njëjtën gjë, që shkollat të realizojnë kurorat e tyre të gjelbra për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur natyrën”, ka shtuar Klosi.
G.F. / Shqiptarja.com