Klosi:Ndryshojnë kriteret e ndihmës
ekonomike, do dyfishohet në fshat

Klosi:Ndryshojnë kriteret e ndihmës<br />ekonomike, do dyfishohet në fshat
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, ka prezantuar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë projektligjin e ri për ndihmën ekonomike. Në prezantimin e projektligjit të ri, Klosi është shprehur se do të aplikohet një skemë e rë e ndihmës ekonomike, që do të çojë në dyfishimin e saj.

Klosi tha se me skemën e re, nuk do të ketë më ndihmë ekonomike të pjesshme për familjet në zonat rurale, por ajo do të jetë e plotë.

“Në këtë projektligj parashikohet që ndihma ekonomike të jetë vetëm në masë të plotë, pra nuk do të kemi me masë të pjesshme, për familjet në zonat rurale të cilat kryesisht janë trajtuar me ndihmë të pjesshme,” ka sqaruar Klosi.

Sipas tij, ndihma ekonomike do të përcaktohet nga kritere të qarta, sipas një formule të pikëzuar.

Ky projektligj parashikon shtrirjen e skemës së dixhitalizuar të ndihmës ekonomike (ngritjen e Regjistrit Elektronik Kombëtar) në 9 qarqe të tjera të vendit, pas një periudhe dy vjeçare pilotimi në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku përzgjedhja e përfituesve realizohet nëpërmjet përdorimit të formulës së  pikëzuar  për targetimin dhe mbulimin më të mirë të familjeve më të varfëra.

“Nëpërmjet përdorimit të këtij Regjistri do të lehtësohen procedurat për aplikim të personave për pjesëmarrje në skemën e ndihmës ekonomike, verifikimi i të dhënave bëhet në kohë reale nëpërmjet sistemi të menaxhimit të informacionit, i cili do të lehtësojë punën e agjensive të ndryshme shtetërore në nivel vendor, do të rrisë saktësinë e të dhënave si dhe do të realizojë shkëmbimin në kohë reale të informacionit për përcaktimin e statusit real të varfërisë së familjeve aplikuese,” ka thënë ministri i MMSR-së në prezantimin e projektligjit të ri.

Procedura
Ja si të veproni kur ju mohohet ndihma ekonomike
Me nismën e re të qeverisë, parashikohet shfuqizimi i procedurës së ankimimit në gjykatë për subjektet përfituese, duke krijuar mundësinë fillimisht të ankimimit administrativ dhe më tej të ankimimit në gjykatën administrative. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë, mund të paraqesë ankesë, me shkrim, pranë bashkisë/njësisë administrative, brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit.

Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton, me shkrim, ankuesin, brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike ka të drejtë të paraqesë ankesë me shkrim pranë strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja e përgjigjes nga struktura vendore, pas ezaurimit të ankimimit të parë.

Struktura rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, pas shqyrtimit dhe verifikimit të ankesave, njofton me shkrim të interesuarin dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore brenda 10 ditëve pune, nga marrja e ankesës. Aplikuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, që pretendojnë se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzojnë të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
 
 
Qeveria: Ndihmë ekonomike edhe për azilantët e mitur
Qeveria i ka propozuar Kuvendit që në kategorinë e përfituesve të shtohen dhe azilkërkuesit e mitur. Neni 6 riformulohet në këtë mënyrë, duke bërë këtë ndryshime lidhur me azilantët. “Përfituesit e shërbimeve shoqërore janë fëmijët, të rinjtë, deri në moshën 25 vjeç, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, gratë, vajzat në nevojë, azilkërkuesit e mitur, të pashoqëruar, për efekt të përfitimit të shërbimit të kujdestarisë, sipas përcaktimeve të nenit 15, të këtij ligji, si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë.”-thuhet në nenin 6 sipas projektligjit.
 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema