Klosi në Gjenevë: Zbusim varfërinë
mes rritjes ekonomike e punësimit

Klosi në Gjenevë: Zbusim varfërinë<br />mes rritjes ekonomike e punësimit
Mbrojtja sociale dhe e drejta për punë të denjë, janë dy nga prioritetet madhore të qeverisë shqiptare. Ky është angazhimi i shprehur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në fjalën e tij adresuar Sesionit të 104 të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, i cili po mban punimet në Gjenevë të Zvicrës.

Duke falenderuar ILO-n për asistencën që i ka dhënë vendit tonë, Klosi evidentoi faktin se sot Shqipëria po vë në zbatim Strategjinë e Punësimit dhe Aftësive 2014-2020, e cila integron politikat ekonomike me politikat e punësimit, të edukimit dhe të sipërmarrjes, me qëllimin kryesor rritjen e punësimit. “Ne po punojmë fort për zbutjen e varfërisë dhe jemi të bindur se kjo arrihet përmes rritjes ekonomike dhe punësimit. Qeveria ime është angazhuar që deri në fund të mandatit, në vitin 2017, të krijojë 300 mijë vënde pune. Deri në fund të vitit të kaluar ne kemi krijuar 93 mijë vënde pune të siguruara, duke eleminuar kështu edhe punën në të zezë”, - tha ministri Klosi.

Duke shpjeguar për të pranishmit në këtë konferencë planin e veprimit të kësaj strategjie, Klosi ka theksuar se ai mbështetet në dy shtylla: së pari në një qasje të re të shërbimit të punësimit, jo vetëm për punëkërkuesit, por edhe për ofruesit e punës dhe së dyti, lidhjen direkte të kërkesave të tregut të punës me arsimin dhe formimin profesional, me qellimin për t’u dhënë të rinjve shqiptarë aftësi për t’ju rritur mundësitë për punësim të qëndrushëm në vendin e tyre. “Rezultati i vitit të parë të kësaj reforme ishte impresionues: në vitin e parë të shkollave profesionale u rregjistruan 40% studentë më shumë se një vit më parë”, - tha Klosi në fjalën e tij.

Objektivi i ardhëshëm në Arsimin e Formimit Profesional sipas Klosit është vendosja e sistemit dual. Një tjetër reformë tjetër e renditur nga ministry Klosi ishte edhe ajo për pensionet, e cila sipas tij solli pensione deri në 40 për qind më të larta dhe sigurimin e një pensioni social për të gjithë ata persona që deri dje për shkaqe të ndryshme nuk arinin të përfitonin asgjë. Së fundi, por jo më pak e rrëndësishme, ka theksuar Klosi, në kuadrin e reformave është edhe kujdesi i vecantë për forcimin e Dialogut Social dhe Partneritetit Social.

Fjala e ministrit Blendi Klosi
 
I nderuar President i Konferencës,
I nderuar Drejtor i Përgjithshëm,
Të nderuar delegatë të Qeverive dhe të Partnerëve Socialë
 
Jam këtu para Jush për të përcjellë mesazhin e Qeverisë Shqiptare, që mbrojtja sociale dhe e drejta për punë të denjë, janë prioriteti madhor i saj.
 
Ne mbështesim Raportin e Drejtorit të Përgjithshëm lidhur me “Të ardhmen e nismës së njëqindvjeçarit të punës”, ashtu siç është propozuar ajo për herë të parë në Konferencën e dy viteve të shkuara. Po ashtu ne mbështesim planin zbatues të saj me tre faza, si edhe modalitetet e zhvillimit të “bisedimeve të njëqindvjeçarit, që do ti japin formën fillestare nismës. Qeveria shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e punëdhënësve dhe të punëmarrësve, do të angazhohet në formëzimin e nismës si edhe do të jetë tërësisht e përfshirë në aktivitetet që ajo do të parashikojë.  
 
Unë jam plotësisht dakord me Drejtorin e Përgjithshëm kur ai thotë se “ambicja nuk është që të shënojmë njëqindvjetorin e ILOs thjeshtë në rrugë ceremoniale, por me një proçes që do të ndihmojë për ta udhëhequr punën e saj për drejtësi shoqërore në njëqindvjeçarin e saj të dytë”.
 
Ne vijim dua te shpreh falenderimin e Qeverise sime dhe timin personal, per asistencen e rrendesishme qe ILO i ka dhene vendit tim. Permes kesaj asistence, ne hartuam dhe tani po veme ne zbatim Strategjine e Punesimit dhe Aftesive 2014-2020.
Strategjia integron politikat ekonomike me politikat e punesimit, te edukimit dhe te sipermarrjes, me qellimin kryesor rritjen e punesmit.
Ne po punojme fort per zbutjen e varferise dhe jemi te bindur se kjo arrihet permes rritjes ekonomike dhe punesimit.
 
Qeveria ime eshte angazhuar qe deri ne fund te mandatit, ne vitin 2017, te krijoje 300 mije vende pune. Deri ne fund te vitit te kaluar ne kemi krijuar 93 mije vende pune te siguruara, duke eleminuar keshtu edhe punen ne te zeze.
Plani i veprimit i kesaj strategjie mbeshtetet ne dy kollona:
 
Se pari, nje qasje e re e sherbimit te punesimit, jo vetem per punekerkuesit, por edhe per ofruesit e punes. Tashme e kemi kthyer ne nje tradite suksesplote, organizimin cdo 1 Maj te Panairit Kombetar te Punes, per te promovuar nje modeli te ri . Vetem ne Panairin e ketij viti u ofruan 5.000 vende te reja pune.
 
Se dyti, lidhja direkte e kerkesave te tregut te punes me arsimin dhe formimin professional, me qellimin per tu dhene te rinjve shqiptare aftesi per t’ju rritur mundesite per punesim te qendrushem ne vendin e tyre.
Reforma ne Arsimin dhe Formimin Profesional ka realizuar unifikimin e shkollave profesionale dhe Qendrave te Formimit nen administrimin unik te MMSR. Me fillimin e reformes ne kishim hasur ne problemin se deri tani kishim prodhuar me shume studente me diploma, por jo studente me aftesite e duhura per tregun e punes. Rezultati i vitit te pare te kesaj reforme ishte impresionues: ne vitin e pare te shkollave profesionale u rregjistruan 40% studente me shume se nje vit me pare.
Objektivi yne i ardhshem ne AFP eshte vendosja e sistemit dual. Ne kete vit shkollor ne arritem objektivin 70% ne shkolle dhe 30% praktike ne ndermarje. Vitin e ardheshem shkollor ky raport do te jete 60% me 40%, per te arritur vitin tjeter ne raportin 50% me 50% te sistemit dual. Per realizimin e kesaj reforme kemi mare konsensusin dhe gatishmerine e punedhenesve. Sipermarrsit, tani udheheqin Bordet e Shkollave.
 
Nje tjeter reforme me impakt te madh social-ekonomik eshte reforma e sistemit te pensioneve, per te cilen kemi gjetur konsensusin e partnereve sociale dhe mbeshtetjen e Institucioneve prestigjioze nderkombetare. Permes kesaj reforme kane perfituar rritje te pensionit deri ne 40%, me mijra pensioniste. Komponent i rrendesishem i reformes eshte edhe krijimi i Pensionit Social, permes te ciles kane perfituar nje pension me mijra gra e nena, te cilat nuk kishin derdhur kurre kontribute, por u kishin sherbyer familjeve.
 
Se fundi, por jo me pak e rendesishme ne kuadrin e reformave eshte edhe kujdesi i vecante per forcimin e Dialogut Social dhe Partneritetit Social. Kemi riorganizuar Keshillin Kombetar te Punes, organin me te larte tripalesh, te konsultimit te Qeverise me Organizatat me te perfaqesuara te Punedhenesve dhe Punemarresve, duke respektuar kriteret e ILO, per perfaqesushmerine.
Te gjitha reformat, ligjet dhe aktet e tjera normative, kane qene objekt i diskutimit dhe arritjes se konsensusit me partneret Sociale ne KKP.
 
Duke përfunduar, dua te kujtoj qe neser eshte 12 Qershori, Dita Nderkombetare kunder Punes se Femijeve. Shqiperia eshte e vendosur ta luftoje punen e femijeve.
Kete vit, jemi shume te gezuar te lajmerojme se jemi bashkuar me fushaten e ILO “JO kunder punes se femijeve, PO edukimit cilesor” dhe ndersa flasim, femijet, mesuesit dhe prinderit jane mobilizuar ne te gjithe vendin per te rritur vemendjen per kete problem shume te rendesishem. Por ne e dime qe vetem vemendja nuk mjafton. Per kete arsye kemi marre masa konkrete me nje plan kombetar veprimi, duke perfshire te gjitha Ministrite e linjes, per te adresuar disa nga format me te keqija te punes se femijeve te lidhura me femijet ne situate rruge. Qasja jone eshte e fokusuar mbi interesin me te mire te femijes, duke ndihmuar keshtu edhe familjet me asistence sociale dhe punesimi eshte ne qender te ketij plani.
 
Te nderuar pjesemarres,
Shqiperia eshte tashme nje vend kandidat i BE. Qeveria po punon per te permbushur kushtet per hapjen e negociatave te antaresimit ne BE. Reformat e ndermara deri tani nga MMSR, kane dhene kontributin e tyre ne kete process. Ne jemi ne rrugen e duhur. Gjithashtu gjej rastin qe ti shpreh Asamblese se ILO, mirenjohjen time dhe te Qeverise Shqiptare, duke na zgjedhur antare te GB te ILO.
 
Falemnderit per vemendjen tuaj. 
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë