MIRDITË- Një festë lokale i shtohet kalendarit të festave në të gjithë vendin që mblodhi qindra vizitorë në Mirditë, në një atmosferë festive ku u manifestua tradita e pasur kulturore e zonës, produktet bio, kulinaria dhe zejet.
I pranishëm në këtë festë, ministri i Turizmit Blendi Klosi theksoi se sfida e re e Shqipërisë turistike është që t’u ofrojë turistëve jo vetëm bukuritë natyrore por edhe produktet lokale dhe autentike të çdo zone. Në këtë përpjekje, ministria e Turizmit do të vijojë të mbështesë të gjitha bashkitë në krijimin e festave lokale që spikasin produkte dhe traditën e zonave, derisa këto festa të shndërrohen në traditë.
Ministri i Turizmit kërkoi që bashkitë të nxisin zhvillimin e agroturizmit si një mundësi për punësim, zhvillim të ekonomisë lokale dhe turizëm të diversifikuar. Kryefjala e bisedës për turizmin është sa vende pune të reja janë krijuar, se si nëpërmjet turizmit t’i jepet mundësi zonave rurale të promovohen dhe të kenë burime ekonomike për familjet. Shqipëria nuk duhet të ketë vetëm një sezon veror, por të jetë e vizitueshme ne 365 ditë të vitit, nëpërmjet ofertës së diversifikuar turistike falë edhe krijimit të destinacioneve të reja që mund të promovohen nga rritja e agroturizmit dhe festat lokale,- theksoi ministri Klosi.
Në festën lokale, përveç panairit gastronomik me produktet e zonës, paradës së veshjeve tradicionale, aktiviteteve muzikore lokale festa solli edhe ritualin e hershëm të dasmës mirditore përcjellë me mjeshtëri nga artistët e Ansamblit “Mirdita”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dendura të borës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit! Tre aksidente në segmentin Thirr-Fan-Reps, kompania 'Salillari' e papërgatitur (VIDEO)
17 Shkurt, 07:21
-
Kuvendi miraton pr/ligjet, resortet me 4-5 yje përjashtohen nga tatimi për 10 vite! Majko, Braçe e Koçi abstenojnë! Shtyhet deri më 2026 aplikimi për investimet strategjike
31 Janar, 02:30
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
Ligjet miratojnë pr.ligjin për heqjen e taksave për resortet me 5 yje! Majko: Abstenoj, industria jonë bazohet tek hotelet me 3 yje e poshtë, ku unë jam frekuentues
27 Janar, 13:13
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05