Klosi pret Ambasadorin Gaiani: 
Bashkëpunimi merr karakter të ri

Klosi pret Ambasadorin Gaiani: <br />Bashkëpunimi merr karakter të ri
Shqipëria dhe Italia kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për kualifikimin e punonjësve shqiptar në Itali, dhe më pas rikthimi i tyre në kompani në Shqipëri. Pas marrëveshjes Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ambasadori Italian thanë se kjo marrëveshje synon marrjen e eksperiencave më të mira Europiane.

Qeveria italiane dhe ajo shqiptare kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, për kualifikimin profesional të burimeve njerëzore. Ambasadori Italian Masimo Gaiani dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, së bashku me investitorë italianë, zhvilluan edhe një takim në ministri për të zyrtarizuar këtë nisëm të rëndësishme. Ambasadori Gaiani dhe ministri Klosi, thanë se kjo nismë u jep mundësinë kualifikimi shumë punonjësve , për tu kthyer në Shqipëri, dhe të japin eksperiencën në Shqipëri. Ndërsa Klosi theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për arsimin profesional dhe njohjen e pensioneve.
 
Pas takimit, ministri Klosi dhe ambasadori Gaiani konfirmuan vullnetin për të bashkëpunuar në këtë drejtim edhe në një deklaratë për mediat.
“Po ashtu, me ambasadorin dhe me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Punës folëm për një marrëveshje të re që do të ndërmarrim me Ministrinë e Punës, për mundësinë e punësimit profesional”, - tha ministri Klosi.

Gjithashtu, ai shtoi se ministria italiane nëpërmjet ambasadorit mirëpriti propozimin për të garantuar mbështetje për disa projekte konkrete që kanë të bëjnë me disa shkolla të reja në gjithë Shqipërinë dhe forcimin e sistemit të arsimit profesional shqiptar.
 
Ndërsa, ambasadori Gaiani, në emër të palës italiane, theksoi gatishmërinë e qeverisë italiane për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve shqiptarë. “Sigurisht, një nga temat kryesore të takimit ishte edukimi apo formimi profesional i të rinjve shqiptarë të cilët dëshirojnë më tej të gjejnë punësim në Shqipëri. Bashkëpunimi do të forcohet dhe do të kalohet nga marveshje në projekte konkrete”, - u shpreh ambasadori Gaiani.

Gjithashtu, në këtë takim u ra dakort edhe për zhvillimin e një vizite të ministrit Klosi në Itali, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes dy qeverive në fushën e arsimit profesional.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë