Klosi: Pushteti i Berishës i ka
ditët e numëruara, duhet rilindje

Klosi: Pushteti i Berishës i ka <br />ditët e numëruara, duhet rilindje
TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha sot në një deklaratë për mediat se Kryeministri nuk e njeh pavarësinë e institucioneve, dhe se sipas tij, po kontrollon si në 97’ SHISH-in.

“Berisha gënjen dhe shpif çdo qytetar të këtij vendi për të mbuluar korrupsionin e shtëpisë së tij, zullumet e tij. Saliu gënjen e shpif se fajin e ka opozita.
Por ai ka dështuar me qeverisjen e tij ashtu siç dështoi me përmbushjen e kritereve të Evropës dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual”, deklaroi deputeti socialist Klosi.

Sipas deputetit Klosi, Berisha nuk do drejtësi para qytetarëve, “por të gjunjëzuar para familjes së tij dhe pushtetit”.

Kryeministri shpif për imunitetin teksa refuzoi të votonte për paketën për pavarësinë e drejtësisë. Qëllimi i tij është i qartë, nuk do drejtësi të pavarur në shërbim të pavarur, por të gjunjëzuar para pushtetit të tij dhe familjes së tij”, shtoi deputeti Blendi Klosi.

Në lidhje me situatën e krimit në vend, deputeti socialist bëri thirrje urgjente për parandalimin e tij që po merr jetë njerëzish në vendin tonë.

Ndërkaq, Klosi foli edhe për turizmin teksa tha se ndërsa shqiptarët janë të papunë Berisha jeton mes luksit.

“Ai shpif e gënjen për deputetët e PS-së por nuk flet për këshillin e vet të miliarderëve që duke shfrytëzuar postet kanë vjedhur dhe janë kthyer në pasanik miliarderë nëpërmjet lekëve të korrupsionit”, theksoi deputeti socialist.

Në përfundim, Klosi tha se ky pushtet i ka ditët e numëruara dhe se nevojitet një rilindje shqiptare për të sjellë më shumë shpresë”.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne