TIRANE - Fatos Klosi në një intervistë të dhënë për A1Report në lidhje me marrjen e një pensioni si veteran i UÇK-së së Kosovës, ka thënë se ai e quan fat faktin që ka luftuar pranë ushtrisë kosovare për të çliruar vendin.

Ai po ashtu tha se ndiehet keq për faktin se është i vetëm në këtë listë, pasi bashkë me të kanë luftuar edhe emra të tjerë që duhet të figuronin gjithashtu në listën e përfituesve të pagesës ushtarake.
 
Intervista e plotë e Fatos Klosit në A1Report
Mua edhe për hatër të pozitës që kisha më vlerësuan për atë kontribut që kam bërë. Në këtë rast lexova edhe ligjin, cilësohen se cfarë është veteran lidhur me pensionet. Jemi qytetarë në një vend tjetër, kemi një pension në një vend tjetër, një punë në një vend tjetër.
Shqiptarë kanë qenë shumë në statusin e vullnetarit, por edhe janë vrarë dhe janë shpallur heronj.
Për mua nuk është problem tek pensioni, më vjen mirë që më kanë vlerësuar.

 
Kontributet më të rëndësishme?
Ne i kemi mbështetur ata njerëz, mbështetja më e madhe ishte tek krijimi i sigurisë dhe pastaj kemi bërë një vesh shurdh e një sy qorr. Kontributi është i tyre, armatimin e kanë siguruar vetë në plot vende miq.
 
Ju keni mohuar që shteti shqiptar të ketë furnizim të armatosur?
Unë e quaj faj, sepse shteti shqiptar duhet të ndihmonte ushtarët e UCK, u mblodh e gjithë bota po e dënonte jugosllavinë dhe po e luftonte. Ne këtu bënim sit ë paditurin, jo embargoja, gjëra të tilla. Ky shtet kishte shumë tunele që nuk i denim akoma se cfarë kishin brenda pas atyre që ndodhën në ’97-ën.
Tanët i besonin më shumë diplomacisë, ndërsa shërbimet e huaja informative po studionin terrenin.
Plagët e luftës akoma nuk janë mbyllur në Kosovë, ka akoma familje që presin një lajm për të pagjeturit. Akoma me Serbinë asgjë nuk është mbyllur.

 Unë me Brokaj jemi në listën e shtabit të përgjithshëm dhe kjo në bën krenar.
 Unë e ndjej veten keq që jam vetëm, Artan meci ka punuar bashkë me mua, Sokoli, ka dhe të tjerë që unë nuk i di, është gjenerali në kukës që ai është një nga figurat kryesore të luftës.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)