Klosi te ‘5 pyetjet’: S’ka shpërbërje të opozitës, por forcim të PS! Presidenti i ri? Opozita asnjë sinjal pozitiv për bashkëpunim, rri merret me ne

TIRANË- Në një kohë kur të gjithë po flasin për shpërbërjen e opozitës, socialisti Blendi Klosi, e shikon të gjithën në një tjetër këndvështrim. Në studion e “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv të gazetarit Ilir Babaramo, Klosi tha se është fuqizuar Partia Socialsiste dhe kjo gjë e ka bërë të vogël opozitën përpara tyre.

“Ne jemi të fortë dhe ata përballë forcës tonë kanë ceduar dhe kanë humbur, mungesa në parlament, djegia e mandateve, humbjen 3 gara radhazi, mos pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, nuk ka shpërbërje të opozitës, por forcim të PS, dhe përballë kësaj force ato ndihen të shpërbërë, kjo ndodh se nuk kanë mundësi që të fitojnë”, tha Klosi në Report Tv.

Ai është ndalur edhe te procesi i zgjedhjes së presidentit të ri, për të cilën theksoi se deri më tanni nuk ka asnjë sinjal pozitiv se do të propozojnë një emër që do të jetë mbi palët. Përtej kësaj, klosi tha se në në vend që të tejkalojnë problemet e brendshme, opozita merret me socialistëtë dhe mënyrën e tyre të të bërit politik.

“Kështu është edhe historia me presidentin, ne përgatitemi, bëjmë procesin tonë, ne i kemi votat, raporti që duam të kemi me njerëzit është që ta të mos ndihen të përfaqësuar. Ç’rëndësi ka si e bëjmë ne, është mënyra si ne filozofojmë dhe bëjmë politikë, ata nuk gjejnë dot gjuhën me njëri tjetrin dhe merren me ne.  Opozita po bën të njëjtin gabim, për t’u tërhequr nga detyra si opozitë, që të jap një opinion, në këtë rast ka dhe mundësinë që të jap votën e saj për kandidatura që përmbushin disa kritere normale që ka Kushtetuta, por mesa duket po bëjnë lojën e përplasjes në radhët e tyre, që nuk po i lë që të shkojnë drejt një tryezë ku të japin mendim, apo edhe kandidaturë, kam dëgjuar Dashamir Shehin, por nuk kam dëgjuar një kandidat tjetër që të mos jetë përfaqësues i një partie, por emra që mund të jenë një president konsensual”, u shpreh Klosi.

Në ndryshim nga procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, ku mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur i vetëm, për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, PS-së i duhen votat e opozitës. Me cilën opozitë do të negociojë, Klosi e ka bërë të qartë.

“Ne do të negociojmë me grupet parlamentare, për presidentin, edhe për Kodet, për të diskutuar dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe të miratojmë ato që janë të mira për vendin , është detyrë Kushtetuese e opozitës”, përfundoi deputeti në Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar