Akuzave të Ina Zhupës, Blendi Klosi iu përgjigj me një kundër akuzë në Report Tv. Sipas tij, Zhupa së bashku me Sali Berishën kanë përvetësuar pronat e komunitetit bektashi.
“Zhupa dhe Sali Berisha që thonë se do prishen varrezat për të ndërtuar pallate, që është zero e vërtetë, kanë konflikt të pastër interesi me pronat, një familjar shumë i afërt dhe Zhupës dhe Berishës, në tryezën e shtëpisë kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashi në Ksamil dhe Sarandë dhe kanë shkuar në SPAK, janë grabitës të pastër pronash”, tha Klosi.
Lajmi kryesor:
Përplasje në distancë në Report Tv, Zhupa: PS solli bandat e Beratit në Sarandë, kërcënon qytetarët! Klosi: Fantazi nga frika e humbjes
