KLP emëron në SPAK dy prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko! Kraja: Fitore

KLP emëron në SPAK dy prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko! Kraja: Fitore

Adnan Xholi dhe Dorina Bejko

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur emërimin e prokurorëve Adnan Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në përfundim të procesit të pikëzimit, KLP renditi prokurorët Adnand Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejko me 180 pikë. Deri tani ka emëruar 15 prokurorë në në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë vendosur unanimisht miratimin e listës me dy emrat e prokurorëve të rinj që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë SPAK.

Seancat dëgjimore për Adnand Xholin dhe Dorina Bejkon, të cilët u intervistuan për rreth 30 minuta dhe u regjistruan me audio dhe video.

Plotësimi i vendeve vakante në SPAK vjen pas apeleve të shumta që janë bërë nga zyrtarët, mes tyre edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili i bëri thirrje KLP-së që të përshpejtojë procedurën. Plotësimin me 15 prokuror, kreu i SPAK, Arben Kraja e ka konsideruar si "fitore".

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh