Kuvendi i Shqipërisë del kundër Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vjen nga radhët e shoqërisë civile.

Pas procesi maratonë prej më shumë se një viti, pasi shoqëria civile nuk aplikonte, procesi u përmbyll dhe Komisioni i Vlerësimit pranë Avokatit të Popullit i dërgoi Kuvendit dhe ONM-së listën me 4 emra, ku më e vlerësuara ishte aktivistja Entela Hoxha.

Në datën 12 janar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i dërgoi Kuvendit vlerësimet e saj, duke kualifikuar vetëm kandidatet Mimoza Qinami, e cila nga Avokati i Popullit ishte renditur e treta.

ONM-ja ka skualifikuar duke futur në listën e zezë Entela Hoxhën, Andi Muratajn dhe Alfred Ballën.

Por Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjoncaj, pasi ka mbledhur të gjitha raportet, ka bërë vlerësimin përfundimtar.

Sipas raportit të firmosur prej tij, Gjoncaj ka rënë dakord vetëm në një pikë me ONM-në: sa i takon kandidates Entela Hoxha. E renditura e para nga Avokati i Popullit është skualifikuar edhe nga ONM edhe nga Kuvendi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit po ashtu ka kualifikuar kandidatet e vetme që mori notë kaluese nga ONM-ja: Mimoza Qinamin. Edhe këtë kandidate Gjoncaj e ka klasifikuar si të fundit në grupin e kandidatëve kalues.

Ajo që habit është fakti se Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka kualifikuar dhe ka marrë nga lista e zezë e OMN-së, për ti futur si kandidatë kalues dy emra: Andi Muratej dhe Alfred Balla.

Të dy kandidatët e skualifikuar nga ONM-ja janë kualifikuar nga Genc GJoncaj, madje janë renditur më të vlerësuarit e Kuvendit, duke tejkaluar të vetmen kandidate të kualifikuar nga ONM-ja, Mimoza Qinamin.

“Importimi” i kandidatëve nga lista  e zezë e ONM-së është një element i lejueshëm nga pikëpamja ligjore, por kjo gjë pritet të shoqërohet me debat në Komisionin e Ligjeve i cili do të procedojë më tej me këtë organ.

Kandidatët sipas vlerësimit të Kuvendit:

Alfred Balla - 80 pikë

Andi Muratej - 79 pikë

Mimoza Qinami - 78 pikë 

Përjashtohet Entela Hoxhaj për mospërmbushje të kushteve ligjore

Rekomandimi i ONM: 

Entela Baci (Hoxhaj) - 81 pikë 

Andi Muratej - 79.5 pikë 

Mimoza Qinami - 79 pikë 

Alfred Balla - 69 pikë

Raporti i plotë i Kuvendit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com