KLSH: 160 auditime për 2019! Institucionet 223.8 milionë euro dëm ekonomik

KLSH: 160 auditime për 2019! Institucionet 223.8 milionë euro dëm ekonomik

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin që u mbyll ka realizuar 160 auditime nga të cilat ka dalë në përfundimin se dëmi ekonomik që institucionet i kanë shkaktuar shtetit është 223.8 milionë euro. Institucioni i kontrollit kërkon vëmendje më të shtuar të Kuvendit dhe qeverisë lidhur me dikasteret që kanë rezultuar me shkelje financiare.

"Për periudhën janar – dhjetor 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer 160 auditime, nga të cilat janë evaduar 140, 20 auditime janë në proces. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 27,3 miliardë lekë, ose 223,8 milionë euro.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 130,5 miliardë lekë, ose afërsisht 1,044.1 milionë euro. Nga auditimet e kryera në vitin 2019, kemi identifikuar disa çështje thelbësore mbi qëndrueshmërinë e financave publike, të cilat, duke qenë se vijojnë ndër vite, në mendimin tonë kërkojnë një vëmendje të shtuar të Kuvendit dhe Qeverisë" thuhet në raport.

Auditimet sipas KLSH-së janë kryer në një numër të konsiderueshëm prej 192 subjektesh, "institucione qendrore dhe njësive në varësi (Ministri dhe agjenci të ndryshme, drejtori qendrore dhe rajonale etj.); njësi të vetëqeverisjes vendore (bashki e qarqe), shoqëri publike në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve dhe duke e mbyllur me auditimin e projekteve me financim të huaj, etj., duke mbuluar të gjithë ciklin e veprimtarisë së tyre (të ardhurat dhe shpenzimet etj.), nga të cilat një peshë jo të vogël zënë auditimet e performancës". 

Gjithashtu sipas KLSH-së, "është rritur përqindja e auditimeve financiare, e numrit të auditimeve të performancës, kemi rritje të numrit të auditimeve IT, gjë e cila shpreh jo vetëm ecurinë e veprimtarisë audituese të KLSH në përputhje me kërkesat e BE-së, të përcaktuar në Raport-progresin e vitit 2019 për Shqipërinë, por dhe me dinamikat e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës