Investigimi i KLSH/ Mbetjet spitalore jashtë kontrollit, ja si përfundojnë në lumenj nga indiferenca e institucioneve

Investigimi i KLSH/ Mbetjet spitalore jashtë kontrollit, ja si përfundojnë në lumenj nga indiferenca e institucioneve

Foto ilustruese

Kompanitë private që kanë fituar tenderat nuk tregojnë asnjë transparencë mbi procedurat e asgjësimit të mbetjeve spitalore, as nëse i asgjësojnë realisht, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk bëjnë asnjë kontroll. Ky është bilanci alarmant që del nga një raport i fundit që Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dedikuar skandalit të hedhjes së mbetjeve spitalore të rrezikshme në lumenj, përrenj, fusha dhe vende të tjera në natyrë, duke krijuar një ‘bombë ekologjike’, me pasoja të rënda mjedisore dhe sidomos për shëndetin e qytetarëve. Investigimi i fundit i KLSH u pasqyruar në një raport të datës 28 shtator 2018, por nga pamjet që tregojnë mbetje spitalore nëpër lumenj, situata nuk duket se ka ndryshuar. Ndërkohë që pikërisht tani, pas shpërthimit të pandemisë, problematika e mbetjeve spitalore të kontaminuara nga koronavirusi bëhet akoma më emergjente.

Raporti është fokusuar mbi mënyrën e menaxhimit të mbetjeve spitalore nga QSUT, Spitali i Kukësit dhe i Fierit, institucione këto në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga investigimi e KLSH rezulton se zbatimi i ligjit dhe i protokolleve të sigurisë ka dështuar në të gjitha fazat e procesit, që nga mungesa e ndarjes dhe grumbullimit të mbetjeve nga spitalet, mungesa e monitorimit të spitaleve nga ministria deri tek mungesa e kontrollit të zbatimit të kontratave me kompanitë e kontraktuara për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Sipas raportit të KLSH, depozitimi i përkohshëm i mbetjeve të rrezikshme spitalore në ambientet e QSUT, Spitalit Rajonal të Fierit dhe Spitalit Rajonal të Kukësit në mjaft raste bëhet në tualete, lavanderi, zyra të mjekëve apo ambiente të tjera të ngjashme të sajuara ku personeli, por dhe pacientët, mund të kenë kontakt direkt me to. Në të tre spitalet subjekt nuk bëhet ankesimi i mbetjeve të rrezikshme citotoksike.  Këto mbetje duhen ambalazhuar me qese të kuqe në përputhje me udhëzuesin kombëtar për administrimin e për administrimin e sigurt të mbetjeve spitalore. 

Madje, qendra më të madhe spitalore në Shqipëri dhe dy spitalet në rrethe nuk kanë as informacion për sasinë e mbetjeve të rrezikshme që prodhojnë gjatë funksionimit të tyre. KLSH konstaton se Punonjësit e Spitalit të Kukësit dhe Fierit nuk kanë marrë pjesë në asnjë trajnim lidhur me menaxhimin e mbetjeve spitalore në fazën fillestare, ndërsa punonjësit e QSUT kanë marrë pjesë vetëm në trajnime të brendshme dhe jo të jashtme. Pra, faza e parë, mekanizmi ku depozitohen mbetjet spitalore para se të merren nga operatori privat është tërësisht jashtë të gjitha normave dhe standardeve.

Meqenëse spitalet nuk disponojnë asnjë teknologji trajtimi të mbetjeve spitalore, ato kontraktojnë disa kompani për menaxhimin e mbetjeve. Kjo është faza ku mbetjet përfundojnë në lumenj. Në raportin e KLSH thuhet se disa kompani që kanë lidhur kontrata me spitalet për menaxhimin e mbetjeve kanë mashtruar me adresën ku kanë pretenduar se përpunojnë dhe asgjësojnë mbetjet e rrezikshme spitalore. Nga verifikimet e KLSH, ka rezultuar se në dhe pikat ku disa kompani kanë deklaruar se asgjësojnë mbetet, në realitet ka rezultuar se nuk kryhet asnjë veprimtari trajtimi/asgjësimi e mbetjeve spitalore. Ky skandal, sipas KLSH, është prodhuar nga mungesa e monitorimit.

Duke u ndaluar tek faza e monitorimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, thekson në raport se “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave nuk disponon listën e plotë e të saktë të kompanive private të cilat trajtojnë/asgjësojnë mbetjet spitalore. ISHMPU nuk ka të dhëna se ku përfundon mbetja nga djegia ose hiri që përftohet nga procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore nëpërmjet incenerimit. Agjencia Kombëtare e Mjedisi nuk ka vendosur në kushtet e lejeve mjedisore domosdoshmërinë e analizimit të hirit që përftohet nga djegia e mbetjeve spitalore duke mos patur në konsideratë VKM nr.798, datë 29.9.2010 Për miratimin e rregullores “Për administrimin e mbetjeve spitalore”.

Nga ana tjetër, as Ministria e Shëndetësisë, nuk ka monitoruar spitalet në ndarjen dhe grumbullimin e mbetjeve në fazën fillestare, para se t’i marrin kolonitë e kontraktuara. Sipas KLSH, Ministri i Shëndetësisë nuk ka miratuar as një program për monitorimin e mbetjeve spitalore. Sipas raportit, QSUT, Spitali i Fierit dhe i Kukësit nuk kanë dorëzuar as dokumentet e dorëzimit të mbetjeve spitalore në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave si dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Tre spitalet nuk janë pajisur as me akt miratimi hijeno-sanitar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për menaxhimin e mbetjeve para se t’ua dorëzojnë kompanive, pasi nuk plotësojnë kushtet hijeno-sanitare. Si pasojë e kësaj situate, mungese kontrolli, papërgjegjshmërie dhe çoroditje, sot mbetet spitalore kanë përfunduar nga dhomat sallat e mjekëve në lumenj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ada: 12/05/2020 02:18

    SHTETI DUHET TI ASGJESOJE MBETJET SPITALORE JO PRIVATI,,,JS C'BEN PRIVATI I HEDH NE LUME....turp..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës