KLSH: 600 mijë € dëm në Autoritetin e Aviacionit Civil

KLSH: 600 mijë € dëm në Autoritetin e Aviacionit Civil

Kontrolli i Lartë i Shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëm ekonomik në vlerën 48 milionë lekë dhe efekt negativ financiar në masën 30 milionë lekë gjatë auditimit të kryer për periudhën e veprimtarisë janar 2016-dhjetor 2017 në Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar (AAC), që është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e transportit ajror ne Republikën e Shqipërisë. Si përgjegjës kryesor për këtë dëm, ajo ka kallzuar penalisht ish-drejtorin ekzekutiv F. B.

Nga auditimi i KLSH, u konstatuan një sërë shkelje të dispozitave ligjore. Kështu, AAC nuk ka marrë asnjë masa për kalimin e të ardhurat te realizuara, por të papërdorura, për llogari të Buxhetit të Shtetit, duke i mbajtur këto fonde në llogari rrjedhëse në bankat e nivelit të dytë, në lekë dhe valutë, në kundërshtim me Ligjin “Për Aviacionin Civil”. Detyrimi që AAC ka ndaj Buxhetit të Shtetit për të ardhurat e realizuara por të papërdorura, te akumuluara para vitit 2016 e deri ne periudhën e auditimit, janë në vlerën 211 milionë lekë.

Në 6 praktika prokurimi, nuk është argumentuar dhe dokumentuar vendosja e kritereve për kualifikim; në 6 raste, nga njësia e prokurimit janë vendosur kritere diskriminuese, në 13 raste, kualifikimi, shpallja fitues e operatorëve ekonomik nga KVO, si dhe lidhja e kontratave, është kryer në mënyrë të padrejtë, shton raporti i auditit. Po kështu, në tri procedura rezulton që kriteret për kualifikim të hartuara nga AK janë diskriminuese, konfuze dhe kanë sjellë si pasojë uljen e konkurrencës në prokurim; nuk administrohet dokumentacion mbi mënyrën e përllogaritjes së vlerës së fondit limit dhe dokumentacion mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe marrjes së ofertave.

Nga ana tjetër, operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar edhe kontrata, është kualifikuar në kundërshtim me kriteret për kualifikim, specifikimet teknike dhe dokumentet e tenderit. 

Po kështu, në disa raste konstatohet se ka mospërputhje midis çmimit të deklaruar në formularin e ofertës, si dhe çmimit për të cilin është nënshkruar kontrata respektive midis palëve apo nuk janë pasqyruar drejtë arsyet për skualifikim të operatorëve të tjerë pjesëmarrës.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal nr. 1312/26, date 15.05.2018, për F. B. në cilësinë e ish-Drejtorit Ekzekutiv të Aviacionit Civil, i cili në mospërmbushje të detyrës së tij funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 248 dhe 258 i Kodit Penal.



/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja