KLSH, abuzimi në Agjencinë
e Bujqësisë, 508 mijë euro dëm
Vetëm dy vitet e fundit, gjatë aktivitetit të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor e Rural i janë shkaktuar shtetit shqiptar dëme në masën 508 mijë euro ose 700 mijë dollarë.
TIRANE- Vetëm dy vitet e fundit, gjatë aktivitetit të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor e Rural i janë shkaktuar shtetit shqiptar dëme në masën 508 mijë euro ose 700 mijë dollarë. Ky abuzim është konstatuar gjatë auditimit financiar të këtij institucioni, në vartësi të ministrisë së Bujqësisë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Raporti nuk është ende përfundimtar dhe është hartuar më 26 mars të këtij viti.
Nga auditimi i dosjeve të subjekteve aplikuese për fondet kundërparti, të mbledhura nga grantet japoneze për sektorin e bujqësisë e ushqimit dhe të përdorura më pas si kredi pa interes, del se janë lidhur kontrata dhe dhënë fonde në mungesë të dokumentacionit të plotë të kërkuar sipas udhëzimeve përkatëse. Nga këto shkelje kanë përfituar tre subjekte në vitin 2012 me shumën 55 milionë lekë të reja, gjashtë subjekte me shumën 75.3 milionë lekë një vit më pas dhe rezulton që gjashtë subjekte nga këto kanë përfituar 65.5 milionë lekë padrejtësisht.
Në total, dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë institucion është 71.1 milionë lekë të reja.Gjatë kësaj periudhe, drejtues i institucionit ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike Gjokë Vuksani, drejtues që prej vitit 2009 e deri më 2013-ën.
Sipas konstatimeve të këtij auditi, del se anulimi i fondeve grant të qeverisë japoneze, që u deklaruan si të shpërndara abuzivisht prej agjencisë 2KR, në kohën e qeverisë së mëparshme socialiste nga ana e qeverisë Berisha, ka krijuar kushtet që fondet e mbledhura të përdoreshin për përfitime personale nga drejuesit e Bujqësisë.
Nga ana tjetër, komisioni auditues ve në pikëpyetje edhe vetë ligjshmërinë e VKM-së së hartuar dhe miratuar në kohën e Berishës për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural. Sipas raportit, Agjencia nuk është e licensuar si një subjekt jo-bankë dhe forma e kredidhënies pa interes është një atribut i subjekteve të tilla financiare, të vetmet që mund të kryejnë veprimtari financiare sipas ligjit. Megjithatë, VKM 230, datë 27 mars 2013 e lejonte dhënien e kredive pa interes nga AZHBR, duke rënë në kundërshtim me ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë.
Raporti përmend emrat e një serë subjektesh, të cilave nuk u janë sekuestruar asetet kur nuk kanë kthyer kredinë, nuk janë kryer veprime arkëtimi nga shumë të tjera, etj. Shumë të tjerë kanë përfituar fonde në kundërshtim me normat e vendosura me udhëzime e vendime qeverie.
Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18