KLSH: Administrata, 108 mln euro
abuzime, 94 zyrtarë në Prokurori
KLSH ka zbuluar 108 milionë euro abuzime nga administrata gjatë kontrolleve të ushtruara vitin e kaluar, ka thënë dje para deputetëve kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj. Ai ka vijuar të kërkojë kontrollin e institucionit të tij mbi administratën tatimore, që është kundërshtuar nga mazhoranca.
TIRANE- KLSH ka zbuluar 108 milionë euro abuzime nga administrata gjatë kontrolleve të ushtruara vitin e kaluar, ka thënë dje para deputetëve kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj. Ai shtoi se janë konstatuar nga auditimet e grupeve të tij parregullsi dhe shkelje financiare në nivelin e 12,5 miliardëve lekëve në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, si dhe 2,6 miliardë lekë në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm, të konstatuar në vlerën 15,1 miliardë lekë,
ose rreth 108 milionë euro
. Sipas tij, dëmi ekonomik i zbuluar nga KLSH në të dy vitet: 2012 dhe 2013, është rreth dy herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar prej tij në tre vitet 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku. Krahas zbulimeve me dëm ekonomik, gjatë vitit 2013, si KLSH kemi konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e institucioneve të audituara, në nivelin e mbi 31 milionë eurove, ose 2.5 miliardë leke më shumë nga shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2012l, tha ai. Leskaj ka prezantuar raportin vjetor të 2013-ës në Komisionin e Ekonomisë të Kuvendit.
KLSH ka bërë 38 kallëzime penale ndaj 94 punonjësve publikë, kryesisht nëpunës të lartë dhe të mesëm të administratës. Numri i kallzimeve penale të viteve 2012 dhe 2013 është rreth katër herë më i lartë se kallzimet penale të kryera në tre vitet e marra së bashku, 2009, 2010 dhe 2011. Kallzimet penale vetëm për vitin 2013 janë dy herë më shumë se të tre viteve 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.
Raporti nuk shmangu dot përplasjet politike në Kuvend, kur kreu i KLSH deklaroi se rezultatet do të ishin më të mira, në rast se edhe Tatimet do të kontrolloheshin prej tij. “Gjetjet tona mund të ishin edhe më të larta, nëse do të auditonim strukturat tatimore. Gjatë vitit 2013, sikurse edhe gjatë viteve fund i 2009-ës, 2010, 2011 dhe 2012, auditimet tona në organet tatimore kanë dështuar, për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga ne”, deklaroi Leskaj. Kjo tregon se jo më kot KLSH i kërkoi Parlamentit pak muaj më parë, kur u diskutua ligji i ri organik për këtë institucion, të përfshihej në kompetencat e tij edhe auditimi i të ardhurave tatimore, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Kuvendi.
Kërkesa e ngritur tashmë me forcë nga KLSH është hedhur poshtë nga ana e mazhorancës parlamentare, nën akuzat e opozitës se qeveritarët nuk duan të vendosen nën kontrollin paralel të një institucioni jashtë Ekzekutivit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08