KLSH: ALUIZNI Vlorë
250 mijë euro dëm shtetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale dy drejtuesit kryesorë të ALUIZNI-t Vlorë dhe ka kërkuar zhdëmtimin në masën 35.5 milionë lekësh të reja për 14 punonjës të degës së Agjencisë së Legalizimeve.
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale dy drejtuesit kryesorë të ALUIZNI-t Vlorë dhe ka kërkuar zhdëmtimin në masën 35.5 milionë lekësh të reja për 14 punonjës të degës së Agjencisë së Legalizimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në 15 ditorin e dytë të muajit qershor 2012 përfundoi dhe miratoi materialet e auditimit të ushtruar në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale Drejtoria Rajonale e Qarkut Vlorë me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare” ku ndër drejtimet kryesore të Auditimit ka qenë “Zbatimi i procedurave ligjore në legalizimin e ndërtimeve informale”.
Auditimi u krye për periudhën 2008-2011 dhe nga 841 dosje të pajisura me leje në këtë periudhë, u kontrolluan 76, ose më pak se 10 përqind e tyre. Nga këto, 70 ose mbi 90 përqind kanë dalë me probleme. Për periudhën objekt auditimi, nga 120 dosje të përfunduar e të dërguara nga Drejtoria Rajonale në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, për t’u pajisur me Leje Legalizimi u audituan 48 prej tyre dhe u konstatua se:
- në 17 raste për 3,159.6 m2 e ka ndarë parcelën ndërtimore, e cila duhet shitur me vlerën e tregut, ndarje kjo në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje“ nenet 19 dhe 20, duke i shkaktuar si rrjedhojë një dëm Buxhetit të Shtetit për fondin e kompensimit në shumën 35,316,286 lekë.
-në 10 raste, në shumën 429,455 lekë në është paguar më pak Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë, çka përbën dëm ekonomik.
Përsa i përket masave disiplinore, KLSH mbështetur në “Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë” i ka rekomanduar ALUIZNI-t qarku Vlorë fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore: “Zgjidhje e kontratës së punësimit” dhe “Vërejtje me paralajmërim për Zgjidhjen e kontratës së punës” për 4 persona, ndërkohë që për 12 të tjerë kjo masë konsiderohet e ezauruar, pse tashmë janë larguar nga puna.
Për shkelje, të meta e mangësi në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje; në mënyrën dhe afatin e kualifikimit të dokumentacionit të dosjes së legalizimit të objektit informal; në shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale dhe në përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, shkelje këto të ish-Drejtorit dhe të ish-Përgjegjësit të Sektorit, janë evidentuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në Nenin 248 të Kodit Penal dhe për këtë KLSH ka depozituar dy kallëzime penale në organin e Prokurorisë të rrethit Vlorë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
58.9%
-
Mjaftueshëm
33.9%
-
S'kam mendim
7.2%
Vota total: 348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Tiranë/ U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin! Deklaroi në tetor se u manipulua përqindja e humbjes së energjisë në rrjet
8 Janar, 14:02
-
Gazetarja Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, një avion po e çon në Itali! Meloni ia komunikon lajmin familjarëve
8 Janar, 13:55
-
E rëndë/ 12 vjeçari humb jetën në spitalin e Tiranës, I mituri nga Maliqi u transportua me urgjencë nga spitali i Korçës
8 Janar, 13:51
-
Kosovë/ ‘I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit’, Sveçla: Mbyllëm një tjetër institucion paralel serb në veri
8 Janar, 13:48
-
Largimi i Deschamps, në Francë gjejnë trajnerin e ri të kombëtares
8 Janar, 13:41
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan, padashur rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
'Shokon, trondit...' Rama kritikon mediat për titujt: Çmendet dynjanë, sikur jetoni me bomba poshtë krevati
8 Janar, 13:30
-
Rama afron bonusin e pranverës për pensionistët: Do e marrin që në shkurt! Nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne
8 Janar, 13:24
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Ulja e çmimit të energjisë për fushatë? Rama: Nuk më intereson se çfarë thonë! Mbi 1 mln konsumatorë do paguajnë më pak
8 Janar, 13:16
-
Davide Frattesi kërkon largimin nga Interi, klubi i vendos çmimin 'e kripur'
8 Janar, 13:14