TIRANE- Ish-drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Andi Toma dhe një nga zëvendësat e tij kanë shpërdoruar afro 2 miliardë lekë të reja apo 13.7 milionë euro.
Kjo shifër ka dalë nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi prokurimet me fonde publike për vitin 2013, ku janë zbuluar shkelje të natyrave të ndryshme. Këto shkelje kanë të bëjnë më lidhjen e kontratave për objektet ”Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (seg. Kthesa e Saukut-Bregu i lumit)” loti 1, loti 2, loti 3 dhe “Ndërtim rrugës Lushnje-Berat” loti 2, ku, sipas KLSH, është vendosur kushti për “paradhënie”, pas publikimit të Dokumenteve Standarde të Tenderit të miratuar nga Autoriteti Kontraktor, si dhe para marrjes së miratimit nga Ministri i Financave.
/Shqiptarja.com

VIDEO