TIRANE- Mungesa e ujit të pijshëm, shkalla e ulët e arsimimit të punonjësve, problemet me menytë, transporti jashtë standardeve i ushqimeve, mungesa e oborreve apo prania nëpër to e shtyllave të tensionit që rrezikojnë fëmijët.
Janë këto disa prej gjetjeve që tërheqin më shumë vëmendje në Raportin e Auditimit me temë “Performanca ekonomiko – financiare e strukturave përgjegjëse për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë”, të ushtruar nga KLSH gjatë vitit të shkuar në Bashkinë Tiranë, Bashkinë Kukës, Bashkinë Elbasan, Bashkinë Fier dhe Bashkinë Vlorë.
“Uji i pijshëm në çerdhe dhe kopshte nuk përfshihet në menu, ai sillet nga prindërit për fëmijët e tyre, nuk ka siguri në përdorimin e tij si ujë i pijshëm për fëmijët e vegjël”, thekson raporti i KLSH.
/Shqiptarja.com