Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokuori regjistruesin dhe nëntë nëpunës të hipotekës Lushnjë.
Përmes një njoftimi zyrtar, KLSH bën me dije se zyrtarët kanë kryer regjistrimin në mënyrë abuzive një pasuri prej 3000 m2, pa marrë konfirmimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave; kanë regjistruar në mungesë të kontratave të marrëdhënieve me truallin dhe pa likuidimin total të vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën 61,912,800 lekë; si dhe kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur tekniko ligjor.
Po ashtu, KLSH ka dërguar për ndjekje penale edhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Njësisë Administrative Maqellarë, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve ekonomikë privatë.
Sipas KLSH-së, zyrtarët janë përgjegjës për një dëm prej 80 milionë lekësh në arkën e shtetit. Në 38 raste janë dhënë leje ndërtimore mbi troje shtetërore, por pa ju llogaritur qiraja e truallit. Në 7 raste janë konstatuar mosshlyerje e detyrime kontraktore nga subjektet qiramarrëse.
Në 2 raste janë realizuar investime nga ku ka rezultuar se janë paguar subjektet private zbatues të investimit për punime të situacionuara por të pa kryera.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO