TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëron se Hekurudha Shqiptare është drejt falimentimit ndërsa transportuesit privatë mund të cenojnë jetën e udhëtarëve, teksa në raportin e publikuar ka gjetur shumë shkelje që sipas këtij institucioni e kanë dërguar këtë sektor në këtë gjendje që është tashmë. KLSH deklaron se janë gjetur shkelje organizative, shkelje me pasoja financiare, si dhe shkelje në mospërputhje me parimet e efiçiencës, ekonomicitetit dhe efektivitetit. Por kush janë shkeljet konkretisht? Sipas KLSH-së performanca e treguesve ekonomiko-financiare për periudhën objekt auditimi 2018-2019, si dhe detyrimet e prapambetura ndaj të tretëve, kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj., pasqyrojnë qartazi jo vetëm një̈ krizë të mprehtë likuiditeti të Shoqërisë Hekurudha Shqiptare, por vazhdimësia në këto tregues performance për një periudhë të gjatë po e çon shoqërinë drejt falimentimit, një një tjetër problem janë edhe përdorimi i subvencioneve.
Një problem i madh i konstatuar në funksionimin e kësaj shoqërie, sipas raportit është transporti hekurudhor privat. "Për periudhën objekt auditimi në rrjetin hekurudhor, kanë ushtruar aktivitetin e tyre tre transportuesit hekurudhor, dy janë subjekte private dhe një është vetë shoqëria Hekurudha Shqiptare sh.a, si dhe është në proces për të ushtruar aktivitetin në këtë sektor edhe një operator tjetë privat. Moszbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore nga transportuesit hekurudhor privat që operojnë në rrjetin hekurudhor pronë e Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, sjell një risk të lartë dhe mund të cënojë sigurinë e lëvizjes së trenave, të jetës së udhëtarëve dhe të mallrave, të ruajtjes së pronës, mbrojtjes së mjedisit dhe shfaq një rrezik potent në ecurinë e veprimtarisë së vetë shoqërisë" thotë KLSH-ja.
Raporti evidenton problemet me dy subjektet private që operojnë, të cilët nuk kanë certikatë sigurie dhe autorizim. "Leja për veprimtarie të përkohshme e njërit prej transportueve hekurudhor privat, nr.1 datë 18.07.2016 dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka të përcaktuar afatin e vlefshmërisë, si dhe nuk ka të përcaktuar segmentin hekurudhor ku do të ushtrohet veprimtaria për transportin e mallra. Ky transportues hekurudhor nuk është pajisur me certikatë sigurie dhe autorizim sigurie nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës të Shqipërisë”, dhe rregulloren e MIE nr.2638, datë 10.06.2011 “Mbi pajisjen me leje veprimtarie të transportuesve hekurudhore” botuar në fletoren zyrtare nr.96 datë 20.07.2011.
Ndërsa transportuesi tjetër privat i pajisur me licencë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nr.LN-6424-12-2018 datë 26.12.2018, rezulton se ka nje leje pa afat në segmentin hekurudhor Bajz- Durrës dhe Durrës-Elbasan me objekt transport mallrash. Kjo leje është dhënë në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 dhe rregulloren nr.2638, datë 10.06.2011 “Mbi pajisjen me leje veprimtarie të transportuesve hekurudhore” të MIE, pasi nuk disponon mjetet tërheqëse (lokomotivat). Shoqërisë “Hekurudhës Shqiptare” sh.a nuk ka lidhur/nëneshkruar me këtë operatori, pra mungon një kontratë e lidhur mes dy palëve për transportin në hekurudhë të mallrave në segmentin hekurudhor Bajz- Durrës dhe Durrës-Elbasan referuar licencës së dhënë. Gjithashtu ky operator nuk është pajisur me çeritikatë sigurie dhe autorizim sigurie nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 dhe rregulloren përketese".
Faturat e prapambetura janë një tjetër problem. "Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a, Durrës nuk ka kryer likuidimi në kohë të detyrimeve për kohë qëndrimin e vagonëve të huaj. Konkretisht për periudhën 01.01.2018 deri me 31.05.2019, detyrimi i Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, Durrës ndaj hekurudhave të huaja është në vlerën 3,560,884 euro ose 439,498 mijë lekë dhe nga moskryerja e pagesave në kohë vlera e penalitetit të akumuluar është në shumën 476,545 euro".
Në përfundim, KLSH-ja akuzon se hekurudhës nuk i është dhënë vëmendja e duhur në lidhje me investime shtetërore, "për më tepër që është e vetmja shoqëri në Republikën e Shqipërisë me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtareve, ashtu si i është dhënë infrastrukturës rrugore". Por cila është zgjidhja? "Në këto kushte, vlerësojmë se lind nevoja e ndërhyrjes emergjente me një strategji të mirëfilltë dhe një plan konkret masash, me fokus të veçantë stimulimin e transportit të mallrave dhe përmirësimin të lidhjeve të strukturave hekurudhore me ato portuale"mbyllet raporti.
RAPORTI I PLOTE I KLSH-se
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.415/1 prot., datë 07.06.2019, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka ushtruar auditim përputhshmërie në Hekurudha Shqiptare SHA Durrës, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2018 më datën 30.05.2019, nga Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja.
Nga auditimi rezultuan shkelje organizative, shkelje me pasoja financiare dëm ekonomik si dhe shkelje në mospërputhje me parimet e efiçencës, ekonomicitetit dhe efektivitetit. Për përmirësimin e gjendjes, bazuar në Vendimin nr. 139 datë13.11.2019, të Kryetarit të KLSH, shoqërisë Hekurudha Shqiptare SHA, i janë rekomanduar e kërkuar zbatimi dhe marrja e 35 masave organizative, 5 masave shpërblim dëmi në shumën gjithsej 8,187,000 lekë, 1 masa shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit në shumën 10,953,875 lekë, si dhe dy masa disiplinore. Gjithashtu gjetjet dhe rekomandimet e auditimit i jane përcjellë edhe Minstrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Të trajtuara në mënyrë të përmbledhur shkeljet kryesore vijojnë si më poshtë:
-Performanca e treguesve ekonomiko-financiare për periudhën objekt auditimi, si dhe detyrimet e prapambetura ndaj të tretëve si kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj, pasqyrojnë qartazi jo vetëm një krize të mprehtë likuiditeti të Shoqërisë Hekurudha Shqiptare, por vazhdimësia në këto tregues performance për një periudhë të gjatë po e con shoqëinë drejt falimentimit.
-Për periudhën 01.01.2018 deri me 31.05.2019 kësaj shoqërie i është akorduar një subvencion në vlerën 566,000 mijë lekë me emërtimin “Subvencione për transport hekurudhor”, subvencion të cilin shoqëria e ka përdorur në kundërshtim me pikën 58 të nenit 5 të ligjit nr.142/2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, duke ndryshuar destinacionin e këtij subvencioni duke shkatuar shkelje të disiplinës buxhetore dhe shpenzime jo në përputhje me ligjin po në të njëjtën vlerë. Nga Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” SHA, nuk janë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për përdorimin e subvencionit të akorduar për transportin e udhëtarëve, konkretisht i gjithë subvencioni është përdorur për mbulimin e fondit të pagave dhe sigurimet shoqërore për shoqërinë Hekurudha Shqiptare, duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi të dhënë nga buxheti i shtetit, në kundërshtim me Ligjin nr. 9374, datë 21.02.2005 “Për ndihmën shtetërore”, Ligjin nr. 185/2013, datë 02.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”, Ligjin nr. 119/2012, datë 17.12.2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 817, datë 28.12.2005 “Për miratimin e rregullores “Për procedurat dhe formën e njoftimit”, Vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore nr. 8, datë 02.02.2007 i ndryshuar me Vendimin nr. 15, datë 15.03.2007.
Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit), Dega e Thesarit Durrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Drejtoria e Buxhetit dhe e Menaxhimit Financiar), me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë krijuar një situatë konfuze dhe të paqartë për alokimin dhe përdorimin e subvencionit nga Shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, duke i krijuar kësaj shoqërie mundësinë që ta përdor këtë subvencion për paga dhe sigurime shoqërore etj., duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi të akorduar po nga vet Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Pra, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e kanë përdorur dhe u ka shërbyer subvencionim si i vetmi instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a Durrës. Fatkeqësisht kjo siuatë është e trashëguar vit pas viti dhe paraqitet e njëjta tablo që daton që në vitet 2000, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e HSH si një shoqëri aksionere.
Për ndryshimin e destinacionit të subvencionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka raportuar dhe e ka evidentuar si një problematikë mjaft të prehtë dhe me shkresën nr.1313/12 prot, datë 20.06.2018, ka çuar për indicie për ndjekje penale për përdorimin e subvencionit të vitin 2017, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe pas hetimit dhe kalimit në shkallët e gjyqësorit Gjykata e Aplit Durrës, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal nr (11-2019-1312)309 datë 06.03.2019 të Gjykatës ë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe pranimin e kërkesës për pushimin e çështjes penale nr.1119, të vitit 2018, të Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës. Vendimi është shpallur datë 15.05.2019.
-Një tjetër problematik e konstauar në funkionimin e kësaj shoqërie është transporti hekurudhor privat. Mos zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore nga transportuesit hekurudhor privat që operojnë në rrjetin hekurudhor pronë e Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, sjell një risk të lart dhe mund të cenojë sigurinë e lëvizjes së trenave, të jetës së udhëtarëve dhe të mallrave, të ruajtjes së pronës, mbrojtjes së mjedisit dhe shfaq një rezik potent në ecurinë e veprimtarisë së vetë shoqërisë.
Për periudhën objekt auditimi në rrjetin hekurudhor, kanë ushtruar aktivitetin e tyre tre transportuesit hekurudhor, dy janë subjekte private dhe një është vetë shoqëria Hekurudha Shqiptare sh.a, si dhe është në proces për të ushtruar aktivitetin në këtë sektor edhe një operator tjetë privat.
Leja për veprimtarie të përkohshme e njërit prej transportueve hekurudhor privat, nr.1 datë 18.07.2016 dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka të përcaktuar afatin e vlefshmërisë, si dhe nuk ka të përcaktuar segmentin hekurudhor ku do të ushtrohet veprimtaria për transportin e mallra. Ky transportues hekurudhor nuk është pajisur me çeritikatë sigurie dhe autorizim sigurie nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës të Shqipërisë”, dhe rregulloren e MIE nr.2638, datë 10.06.2011 “Mbi pajisjen me leje veprimtarie të transportuesve hekurudhore” botuar në fletoren zyrtare nr.96 datë 20.07.2011.
Ndërsa transportuesi tjetër privat i pajisur me licencë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nr.LN-6424-12-2018 datë 26.12.2018, rezulton se ka nje leje pa afat në segmentin hekurudhor Bajz- Durrës dhe Durrës-Elbasan me objekt transport mallrash. Kjo leje është dhënë në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 dhe rregulloren nr.2638, datë 10.06.2011 “Mbi pajisjen me leje veprimtarie të transportuesve hekurudhore” të MIE, pasi nuk disponon mjetet tërheqëse (lokomotivat). Shoqërisë “Hekurudhës Shqiptare” sh.a nuk ka lidhur/nëneshkruar me këtë operatori, pra mungon një kontratë e lidhur mes dy palëve për transportin në hekurudhë të mallrave në segmentin hekurudhor Bajz- Durrës dhe Durrës-Elbasan referuar licencës së dhënë. Gjithashtu ky operator nuk është pajisur me çeritikatë sigurie dhe autorizim sigurie nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 dhe rregulloren përketese.
-Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a, Durrës nuk ka kryer likuidimi në kohë të detyrimeve për kohë qëndrimin e vagonëve të huaj. Konkretisht për periudhën 01.01.2018 deri me 31.05.2019, detyrimi i Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, Durrës ndaj hekurudhave të huaja është në vlerën 3,560,884 euro ose 439,498 mijë lekë dhe nga moskryerja e pagesave në kohë vlera e penalitetit të akumuluar është në shumën 476,545 euro.
Deri më datë 31.07.2019, datë në të cilin përfundoj auditimi, borxhet ndaj hekurudha të huaja të cilat janë të pasqyruara edhe ne pasqyrat financiare të shoqërisë, rëndojnë edhe më tepër në gjendjen financiare dhe në buxhetin e shoqërisë Hekurudha Shqiptare SHA. Nga auditimi rezulton se nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë nuk është ndërmarrë asnjë veprim/nisëm konkret, për administrimin e borxhit, veprim në kundërshtim me nenin 12, pika 4 i ligjit 142 datë 22.12.2016 “Kodi Hekurudhor”. Për këtë situatë, Hekurudha Shqiptare ka dorëzuar bilancet (date 31.12.2017) në formë zyrtare pranë Ministrisë përgjegjëse për Infrastrukturën dhe Energjinë duke përfshirë edhe çështjet e transportit hekurudhor, çështje të cilat janë përcjell dhe bërë me dije edhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si aksionere e vetme e kësaj shoqërie.
Si përfundim konstatohet se, Shoqërisë Hekurudha Shqiptare SHA nuk i është dhënë vëmendja e duhur në lidhje me investime shtetërore, për më tepër që është e vetmja shoqëri në Republikën e Shqipërisë me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtareve, ashtu si i është dhënë infrastrukturës rrugore.
Në këto kushte duke qenë se Hekurudha Shqiptare SHA po kalon një sitatë tepër kritike, lind nevoja e ndërhrjes emergjente me një strategji të mirëfillt dhe një plan konkret masash nga ana e shtetit, duke i kushtuar vemendje të veçante stimulimit të transporrtit të mallrave dhe përmirësimit të lidhjeve të strukturave hekurudhore me ato portuale.
Qe hekurudha ka falimentuar kjo dihet se ka 30 vjet por qe ne keto vite asnje qeveri nku ka kellqe qe ta ndertoje dhe kjo dihet. U bene 30 vite qe thone do ndertojme ate Tirane Durres dhe duket qarte se sa te pa fuqishem jane. Kjo pune eshte si puna e premtimit te Lulit qe tha do bej trampin ne Tirane dhe beri TRAPIN, thirrini mendjes o qi... veritare.
PërgjigjuCeshte kjo strategji pergatitje per ppp? Shpejt para se te skadoi mandati se nuk i dihet pastaj
PërgjigjuHistoria 30 vjecare e Hekurudhes shqiptare eshte deshtimi me qellim i te gjitha qeverive shqiptare post komuniste . Ne te gjithe boten investohet ne sistemin hekurudhor per vet rentabilitetin ekonomik si per trasportin e malrave ashtu dhe pasagjereve . Hekurudha ka linjen e saj qe kerkon vetem rikonstruksion sidomos ne zevendesimin e tranversave te drurit me ato prej betoni si dhe mbyshjen e transes me cakyll dhe oastrimin e love njes nga vegjetacioni. Shikoni linjen Ballsh -Fier-Vlore dhe nuk ka koment . Qeveria infrastrukturen rrugore e ka vene ne vije ,tani koha i ka ardhur hekurudhes
PërgjigjuShiko, Enveri e mori Shqipërinë nga nje vend i prapambetur feudal dhe e “dergoi” në nje etape me të zhvilluar, industrial. Hekurudha ishte nje nga gjerat progresiste të kesaj dukurie. Mirpo me renien e shtetit fshataresia iu kthye avazit të vjeter feudal e primitiv, vjedhjes së saj. Ka mjaft foto nga fotografe të huaj qe kane dokumentuar “majmunë” neper shtyllat e telave pranë hekurudhes duke çmontuar çdo gje. Hekurudha nuk eshte thjesht e braktisur, por eshte e masakruar. Ka vende të zhvilluar që kanë pjese të hekurudhave të tyre të braktisura, pjesë të vjetra shumë por të rregullta të lena në harrese qe tregon se popujt e tyre nuk e kanë mendjen tek vjedhja. Hekurudha shqiptare eshte e masakruar nga fshatra e fshatra neandertalesh pranë së cilëve kalon. “Neandertalit i duhet Enveri” ai bën derrman!
Përgjigju