Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon zgjerimin e kompetencave të ushtrimit të auditit të tij, pasi ligji i vjetër le në hije shumë dikastere të cilat janë burime shkeljesh. Por amendamentet, Bujar Leskaj i ka paraqitur dhe më parë në Kuvendin e drejtuar nga Jozefina Topalli, ku nuk janë përfshirë fare në axhendë. Ky veprim i ka dhënë shkas ironive të deputetëve të maxhorancës.
Disa nga fushat e reja që do të marrë përsipër KLSH të auditojë janë: Entet Rregullatorë, zbatimin e koncesioneve dhe punës që ato bëjnë në terren, si dhe paratë e shtetit që shkojnë për financimin e partive politike dhe shoqatave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)