TIRANE - Viti 2012 është karakterizuar nga dëmi më i lartë ekonomik i evidentuar ndër vite nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me numrin më të lartë të kallzimeve penale të bëra nga ky institucion. Dëmi total i evidentuar për 2012-n arriti në rreth 13.5 miliardë lekë, ndërkohë që numri i kallzimeve penale u bë për 125 persona.
Sipas një studimi nga Open Data Albania, del se pjesa më e madhe e dëmit ekonomik u shkaktua nga Albpetrol sh.a. për 9.19 miliardë lekë. Në vend të dytë renditet KESH sh.a. me rreth 2,5 miliardë lekë, të ardhura si pasojë e moslikujdimit të detyrimeve kontraktore ndaj saj (rreth 2.4 miliardë lekë) dhe dëm të fushën e prokurimeve për 54 milionë lekë. Të dyja këto shoqëri aksionere shpjegojnë rreth 85% të dëmit total.
Ndërkohë, ndër institucionet qëndrore e vendore që kanë shkaktuar dëmin më të lartë ekonomik për vitin 2012 mund të përmenden: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, i cili është institucioni me dëmin më të lartë të evidentuar për vitin 2012 me 606.9 milionë lekë në sektorin e “shitjes dhe dhënies me qera të pasurisë publike”, në mënyrë më specifike, në sektorin e koncensioneve. Pas saj vjen Ministria e Brendshme me rreth 225.6 milionë lekë, dëm i cili është shkaktuar i gjithi në fushën e prokurimeve.
Autoriteti i Aviacionit Civil është institucioni që vijon, me 65 milionë lekë, 86.5% e së cilës i përket dëmit në shpenzime operative. Ndër organet e pushtetit vendor, renditja kryesohet nga Bashkia Sarandë me 70 milionë lekë, dëm i shkaktuar në pjesën më të madhe në fushën e urbanistikës, me 55.4 milionë lekë e në fushën e prokurimeve, për 12.7 milionë lekë. Pas saj vjen Bashkia Pogradec me 46.4 milionë lekë, i vlerësuar në tre sektorë kryesorë: prokurime (20.7 milionë), urbanistikë (13.2 milionë) dhe shpenzime operative (12.1 milionë).
(Në foto: Dëmi i konstatuar nga KLSH)Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
24 Janar, 20:34