KLSH mbyll vitin me padi ndaj
kryebashkiakut të Pogradecit
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), çon në Prokurori kryebashkiakun e Pogradeci (përfaqësues i Partisë Socialiste), dy nënkryetarët dhe tre drejtues të tjerë të kësaj bashkie, për shkelje flagrante të ligjit të Urbanistikës, i cili i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 46,411,128 lekësh.
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), çon në Prokurori kryebashkiakun e Pogradecit (përfaqësues i Partisë Socialiste), dy nënkryetarët dhe tre drejtues të tjerë të kësaj bashkie, për shkelje flagrante të ligjit të Urbanistikës.
Sipas KLSH, kryetari i Bashkisë, Artan Shkëmbi, dhe vartësit e tij i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 46,411,128 lekësh.
Në sajë të një kontroli të kryer në Bashkinë Pogradec, KLSH ka konstatuar leje të paligjshme dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare për mediat, KLSH sqaron se në kundërshtim me ligjin e urbanistikës janë dhënë leje për pistë në liqen dhe leje në qendër të qytetit të Pogradecit, pa u miratuar.
“Kontrolli i zhvilluar në këtë bashki, evidentoi se në zonën e qendrës së qytetit janë dhënë një sërë lejesh sheshi dhe ndërtimi në mungesë të Planit të Përgjithshëm Rregullues dhe të Studimit Urbanistik Pjesor të qendrës së qytetit të miratuar në KRRTRSH, veprime këto të kryera në kundërshtim me Ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998.
Eshtë konstatuar dhënie leje ndërtimi për piste të shfrytëzueshme në prone publike (liqen) në kundërshtim me Ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000”, bëhet e ditur në njoftimin e KLSH.
Në përfundim të deklaratës KLSH shprehet se “për të gjitha veprimet e mësipërme i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Pogradec të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse”.
KLSH KALLEZOI EDHE ISH-KREUN E BASHKISE PERMET DHE DREJTORIN E UJESJELLES-KANALIZIMEVE MATNë tre ditë radhazi KLSH ka bërë publike shkelje në disa institucione kryesore në vend të konstatuara pas kontrolleve. Më 29 dhjetor KLSH deklaroi se Ministria e Brendshme ka kryer shkelje të ligjit për tenderat publik duke i shkaktuar shtetit dëm ekonomik në vlerën e 225.6 milionë lekë. Ndërsa vetëm një ditë më pas, më 30 dhjetor KLSH bëri kallëzim penal në Prokurori ndaj ish-kreut të Bashkisë Përmet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për shitje të trojeve brenda vijës kufizuese të qyteti në kundërshtim të hapur me ligjin. Po atë ditë KLSH bëri publik kallëzimin ndaj drejtorit të shoqërisë të Ujësjellës-Kanalizimeve Mat për shkelje të ligjit në lidhje me administrimin e investimit të kryer me kontribut të qeverisë norvegjeze për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza.
*Foto, kryetari i Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00