TIRANE- Një ndër problematikat që ngre Kontrolli i Lartë i Shtetit është dhe moscaktimi në kohë i pensioneve. Sipas KLSH-s, degët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore nuk njohin të gjithë periudha e sigurimit. Sipas raportit janë rreth 4570 pensionistë që u është lidhur pensioni pas ndërhyrjes së degës përfitimeve apo pas vendimit të gjykatës.
“Nga auditimi është konstatuar se problematika kryesore në caktimin e pensionit të pleqërisë është njohja e periudhave të sigurimit, të cilat janë zgjidhur përkatësisht me mbledhje të Degës së Përfitimeve, në rreth 74% të rasteve ose 4.570 dosje, në 731 raste ose 12 % janë zgjidhur me vendime të komisioneve dhe në 835 raste ose 13 % e pensione të caktuara në vitin 2014 janë zgjidhur me vendim gjykate”, -thekson raporti i KLSH-s.
/Shqiptarja.com