KLSH: Tërmeti i 26 nëntorit u regjistrua vetëm 15 sekonda! Cënimi i monitorimit sjell pasoja në jetë njerëzish! IGJEUM mungesë stafi

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimi i cili nisi 21 janar deri në fund të muajit mars, arriti në konkluzionin që IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit.

Auditimi tregoi se IGJEUM punon me 67.6% të stafit të miratuar. Konkretisht në IGJEUM janë 48 punonjës nga 71 që parashikon ligji.

 “Mungesat e burimeve njerëzore rrit riskun e cenimit të monitorimit të plotë të aktivitetit sizmik, meteorologjik dhe hidrologjik në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pasi ky monitorim kryhet 24 orë pa ndërprerje. Cënimi i monitorimit të aktivitetit sizmik, mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish dhe dëme materiale më të larta nga vlera e investimit për mirëmbajtjen e tyre”,thuhet ne raport

E më tej, KLSH shënon se IGJEUM nuk ka në përbërje strukturë të teknologjisë si dhe asnjë pozicion specialisti IT, duke krijuar risk të lartë mbi identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit në institucion.

(Kliko këtu për raportin e plotë të Klsh)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 01/09/2020 18:50

    Nje keqardhje e madhe per rrjetin sizmik shqiptar ku ka perfunduar.. Pritej dhe nuk habitem aspak! Auditimi duhej te beje nje krahasim ku ishte Instituti dhe ku perfundoi( Sizmologjia). Te gjithe “profesoret” qe e shkateruan duhet te kalojne ne siten e Vettingut, t’ju shikohet pasuria e tyre.Jo pa qellim e bene reformen ne 2008-ten. Hoqen nga puna specialiste te monitorimit, me aresim te larte dhe pervoje pune mbi 25 vjet. Rrjeti sizmik shqiptar kishte 13 stacione. Ka oerfunduar si kaposhi ne nje thele... per sa kohe qe aty jane Ata qe e kafshuan ,e shqyen ( deri dhe sizmigramat e termeteve te vecante jane zhdukur) Ate institucion, zor se rri punonjes IT-je aty. Pacin faqen e zeze “profesoret “ me lopate qe jane aty! Thirrje dashamirese shtetit, prokurorise : Gjeni fajtoret dhe jepuni denimin qe duhet. Demi eshte kolosal dhe i paimagjinueshem jo vetem material, por dhe shkencor, etj. Emrat dihet se kush jane...( Sali Berisha, Ismail Hoxha, N.Kuka, Ll.. Duni)

    Përgjigju
  • Patrioti: 01/09/2020 16:52

    Institutet e gjeografise ushtarake, Igjeum etj.jane ca shushunja qe pijne gjakun e shqiptareve dhe nuk bejne asnje pune. Burrat ne kafe e grate lyejne thonjte. Kjo eshte e gjithe administrata jone

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 01/09/2020 15:19

    Nuk e kuptoj se sa i sofistikuar mund te jete nje sismograph, qe kerkon 48 punonjes ne nje institut qe ka per detyre te regjistroje termetet se per t`i parashikuar nuk ka anje mundesi?!! Pse duhet te paguhen kaq shume punonjes?!! Çfare bejne ata gjate javes, muajit dhe vitit?!!

    Përgjigju
  • Qukapiku: 01/09/2020 12:48

    Jo vetem IGJEUM, por e gjithe administrata shqiptare eshte mbushur me manekine qe demostrojme moden dhe jo aftesine apo punen. Ka pafatesi totale ne cdo qelize te admnistrates, punesime jo profesionale, punen e financierit e ben nje agronom (ne AZHBR), ne ministrine e shendetsise punen audituesit e ben nje mesues fiskulture, po keshtu edhe ne ministrine e financave jane punesuar njerez jo profesioniste, etj etj, qe duhet nje nate e gjate ti tregosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë