LIBRAZHD - Fusha e futbollit e qytetit të Librazhdit nga ky moment nuk është më pjesë e bashkisë së qytetit. Nga auditi i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shteti, rezulton se fusha e futbollit të klubit “Sopoti” është lënë qëllimisht jashtë inventarizimit të bashkisë, për t'ju kthyer ish-pronarëve. Kjo shkelje është bërë prej vitit 2009 dhe këtë fakt e pohon edhe kryetari i Bashkisë, Shefki Çota.

Kontrolli i lartë i Shtetit shpjegon se, nga auditimi i inventararizimit të pronave në Bashkinë e Librazhdit nuk rezulton “Fusha sportive” dhe as “ Rrethimi i fushës sportive”, të cilët janë hequr nga inventari i Bashkisë së Librazhdit me një dokumentacion të Këshillit Bashkiat të vitit 27.02.2009 dhe sipas K.L.SH kjo është një shkelje e hapur që i bëhen pronave publike.

Shefi i klubit të futbollit “Sopoti” Besnik Kola, shprehet se është i shqetësuar për tjetërsimi e truallit dhe heqjen qellimisht nga inventari i bashkisë dhe sipas tij nuk është çudi ku mbas një kohe të shkurtër këtu të ngrihet një pallat shumëkatësh. Më tej z.Kola shton se, “ kam një vit që jam vendosur shef i klubit “Sopoti” dhe nuk na shkonte ndërmënd që fusha e sportit do të tjetërsohet në këtë mënyrë. Opinioni publik është shumë sensibël, pra ose une dotë përballem me këtë fakt ose të lejë punën si shef klubi. Konktretisht ka një listë të inventarizuar që nga viti 1999 për terrenet e sportit dhe kjo fushë nuk figuron e futur në invetarin e bashkisë dhe pronari i tokës e ka tjetërsuar dhe e ka marrë komplet, terrenin sportiv. Ne nuk jemi kundër pronarëve që të marrin tokat por ka një ligj që pronat publike nuk tjetërsohen”.

Ndërsa, kryebashkiaku Çota shpjegon se, “vendimi për tjetërsimin e fushës është bërë nga Këshilli Bashkiak në vitin 2009 dhe është mbështetur nga n/Prefekti, ku është tjetërsuar nga një fushë futbolli që është aktualisht në një ambient për truall i cili mund të përdoret për ndërtim. Këtë shkelje e ka mbështetur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, në vitin 2012 nga ku është bërë edhe lëvizja në regjistimin e truallit nga nga ambient sportiv në truall të lirë. Shqetësimi i sportdashësve të qytetit tonë është i drejtë dhe ne shpresojmë që këto ambiente ti rikthehen sa më shpejtë klubit sportiv Sopoti”.

Kontrolli i lartë I shtetit e ka kapur si shkelje dhe ka gjashtë muaj që e ka bërë me dije. Aktualish, është avokati i shtetit ai që po merret me këtë cështje dhe gjëndja mund të përkeqësohet edhe më tej sepse ngjitur me fushën e sportit është dhe fusha tjetër që stëviten futbollistët pra, sipas shefit të klubit, “kur e mori pronari njërën pjesë të fushës, atëhërë edhe pronari tjetër mund të ngrihet dhe të marrë pjesën tjetër”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)