KLSH zbulon shkelje të administratës me dëm financiar 35.4 mln €

Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në periudhën janar-prill 2018 kanë konstatuar shkelje nga ana e institucioneve që kapin shumën 35.4 milionë euro. Aktiviteti ekonomik i përfshirë në këto kontrolle është ai i kryer gjatë viteve 2015-2017.

Dëmi ekonomik është i ndarë në dy zëra. Parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, në auditimet e kryera në katër muaj rezultojnë me dëm ekonomik në shumën totale prej afro 2.6 miliardë lekësh ose 20.2 milionë euro. Zëri i dytë ka të bëjë me shkeljen e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej më se 1.9 miliardë lekësh, afërsisht 15.2 milionë euro.

Abuzimet më të mëdha të konstatuara si dëm ekonomik u takojnë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH sh.a, në vlerën 1.594.920.000 lekë, ose 12.3 milionë euro, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE-s për marrëveshjen me shoqërinë OST për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe si pasojë “privatizimi i magazinës Shkozet” i kryer nga Ministria e Financës dhe ZVRPP Durrës në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Po kështu, dhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 211.358.000 lekë, si pasojë e detyrimeve (të ardhurat e realizuara por të papërdorura) që përbëjnë vlerën e fitimit, të cilat nuk janë derdhur në Buxhetin e Shtetit nga AAC, thuhet në raportin e KLSH.

Një shifër po kaq e madhe dëmi konstatohet dhe nga një hipotekë e vogël. Konkretisht, sipas KLSH, ZVRPP Malësi e Madhe ka shkaktuar dëm në vlerën 234.519.000 lekë si pasojë e mosvlerësimit të vlerës të shitjes dhe dhënies me qira të pasurive të regjistruara dhe kamatëvonesa për regjistrime të vonuara.

Vendorët
Disa nga bashkitë me më shumë shkelje janë: Bashkia Kamëz, në vlerën 487.395.000 lekë, apo 3.8 milionë euro, si pasojë e mosfillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mosarkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave; Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 103.695.000 lekë, si pasojë e mosfillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mosarkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave; Bashkia Belsh, në vlerën 99.810.000 lekë, si pasojë e mosverifikimit të ligjshmërisë dhe procedurave të qiradhënies së tokave bujqësore (ankandet, vendimet e bordit, etj), në lidhje me kultivimet dhe mirëmbajtjen e këtyre tokave, etj.

Vendorët e Bashkisë Kamëz akuzohen edhe për nëj dëm në vlerën 327.217.000 lekë, si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë.

Ndërkohë, tek Bashkia Belsh është konstatuar dëm në vlerën 286.080.000  lekë si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 7 procedura prokurimi dhe tek Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 217.167.000 lekë, nga të cilat: 195.4 milionë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 4 procedura prokurimi; 21.8 milionë lekë, si pasojë e pagesave të bëra jo në përputhje me aktet ligjore, nënligjore në fuqi për ekipin mbështetës të klubit të futbollit “Egnatia” dhe futbollistët e ekipit, etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:52
KLSH çon në Prokurori 11 drejtues të mesëm e të lartë

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 11 kallëzime penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione: Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (titullari i Institucionit);

Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz - Vorë (ish-përgjegjës i sektorit të legalizimit, përgjegjës i sektorit të legalizimit, specialist i sektorit të hartografisë, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, specialiste në zyrën e legalizimit);

ZVRPP Malësi e Madhe (ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish- specialist); ZVRPP Elbasan (specialiste, specialist, ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish-regjistrues, specialist, specialist, ish-specialist); Enti Rregullator i Energjisë (ERE) (kryetar i Entit Rregullator të Energjisë);

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (ish-zv.Drejtor i AAC); Bashkia Belsh (kryetar i Bashkisë, drejtor i Bujqësisë, ish – përgjegjës i Urbanistikës, ish-juriste) {Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së}; Bashkia Belsh (kryetar i Bashkisë, mbikëqyrës i kontratës, kolaudatore, kolaudator); Bashkia Rrogozhinë (ish-kryetar i Bashkisë në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore të Pandarë).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun