Keqmenaxhim i të ardhurave, shpenzime jo efektive, mungesë regjistrimi të pasurive të paluajtshme, rrezik për tjetërsim pronash, largime të padrejta nga puna mos-monitorim i koncesioneve dhe probleme në konkurrencën nëpër tendera.
Këto janë disa nga problematikat e identifikuara gjatë 159 auditimeve të kryera gjatë vitit të kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që janë shoqëruar me masa, e deri 13 kallëzime penale. Në Komisionin e Ekonomisë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu tha se situata më problematike është në shëndetësi.
Në sektorin e shëndetësisë, janë konstatuar problematika në menaxhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, veçanërisht për shkak të mungesës se inxhinierëve bio-mjekësorë, në spitalet si QSUNT dhe Spitali i Traumës, duke sjellë varësi nga shërbimet e jashtme dhe kosto të larta dhe menaxhim të pasigurt të burimeve. Po ashtu shpërndarja e pajisjeve nuk përputhet me nevojat reale të popullsisë. Përkujdesja për pacientët me probleme të shëndetit mendor mbetet e pamjaftueshme”, tha Shehu.
Për koncesionet në shëndetësi tha se shpesh pagesat janë bërë edhe pa shërbime.
“Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer, ose që janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksioni. Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet e miratuara dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me përmbajtjen kontraktore, përfshirë edhe TVSH-në”, tha Shehu.
Deputeti socialist Braçe kërkoi një auditim për 3 koncesionet në shëndetësi, për shërbimet dhe investimet që kanë bërë, por kreu i KLSH-së, kërkoi tashmë një analizë e plotë shtetërore.
Po ashtu Kreu i KLSH-së tha se probleme janë evidentuar edhe në disa bashki të vendit sidomos me detyrimet e prapambetura.
“Në disa bashki është konstatuar mungesë evidencash mbi detyrimet e prapambetura, mosllogaritje e kamatëvonesave, si dhe mosregjistrim i detyrimeve të njohura me vendim gjykate. Kjo krijon jo vetëm pasaktësi në pasqyrat financiare, por edhe rrezik real për rritje të detyrimeve në të ardhmen dhe përballje me penalitete të pajustifikueshme, si kosto shtesë buxhetore”, tha Shehu.
Institucionet qendrore e vendore tha Shehu vijojnë me problemin e largimeve të padrejta nga puna të punonjësve.
“U identifikuan problematika në administrimin e burimeve njerëzore kryesisht me largimet e padrejta nga puna”, tha ai.
Përtej shëndetësisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit po kryen auditime të thelluara për kompaninë Bankers Petroleum, sa i takon shlyerjes së detyrimeve dhe investimeve të bëra ndër vite prej saj, si dhe po auditohet koncesioni Thumanë Kashar, me ndihmë edhe të ndërkombëtarëve.
Deputeti i PS, Erion Braçe ka propozuar një auditim 10-vjeçar të kontratave koncesionare në shëndetësi, check up dhe sterilizimi. Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë, Braçe tha se duhet një auditim nisur nga fakti se KLSH thotë se po marrin para pa dhënë shërbimin.
“Koncesionet e Check Up, Hemodializës e Sterilizimit janë në limite të përmbushjes së afatit që ka. Në kontrata është thënë që sistemet që krijohen i kalojnë sistemit publik, por ju evidentoni se koncesioni hemodializës është me probleme të mëdha sa i takon pagesave që kryhen për të. Po lexoj nga raporti- “Edhe për vitin 2023, kontrata koncesionare “Për ofrimin e hemodializës” , ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë. Këtë gjetje e kam hasur vazhdimisht në vitet, është e njëjta sjellje vit për vit. Cili është rekomandimi që i keni bërë autoritetit përkatës që monitoron këtë kontratë që ka mbaruar praktikisht? Do doja që të kishim një auditim të plotë të 10-viteve të këtyre kontratave, nga dita e parë deri në fund të këtyre kontratave, që të ndihmohet edhe MSH nëse do i zgjasë, ti lë matanë apo të vazhdojë shërbimi publik”, tha Braçe.
Nga ana tjetër, kreu i KLSH, Arben Shehu që prezantoi në komision raportin për vitin që lamë pas tha se qeveria duhet të bëjë një analizë për rikuperimin e dëmit.
"Për kontratat në shëndetësi kemi kryer veprimet, ua kemi vënë në dispozicion të Kuvendit. Ne jemi shprehur për problematikat, dhe shteti duhet të bëjë një analizë të detajuar për të rikuperuar dëmin brenda afateve të detyrueshme", tha Shehu.
Kreu i KLSH-së Arben Shehu, tha në komision se një sërë shkeljesh janë konstatuar edhe në fushën e koncesioneve, të tilla si mungesë monitorimi të plotë të tyre, si dhe është identifikuar vijim me pagesat në koncesionet e shëndetësisë edhe pse nuk është përmbushur niveli i shërbimit të kontraktuar.
“Në fushën koncesioneve, janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore afatgjata. Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer, ose që janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksioni. Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet e miratuara dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me përmbajtjen kontraktore, përfshirë edhe TVSH-në”, tha ai.
Gjithashtu, Shehu thekson se nga auditimet e kryera me fokus në Shëndetësi kanë zbuluar një sërë problemesh, sa i takon mungesës së inxhinierëve bio – mjekësorë si dhe të kapaciteteve për të trajtuar pacientët me probleme të shëndetit mendor.
“Në sektorin e shëndetësisë, janë konstatuar problematika në menaxhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, veçanërisht për shkak të mungesës se inxhinierëve bio – mjekësorë, në spitalet si QSUNT dhe Spitali i Traumës, duke sjellë varësi nga shërbimet e jashtme dhe kosto të larta dhe menaxhim të pasigurt të burimeve. Po ashtu shpërndarja e pajisjeve nuk përputhet me nevojat reale të popullsisë. Përkujdesja për pacientët me probleme të shëndetit mendor mbetet e pamjaftueshme. Auditimi evidentoi mungesën e një qasjeje, ndërsa spitalet psikiatrike përballen me mungesa serioze në kapacitetet e akomodimeve dhe shërbimeve”, tha Shehu.
Komente













Institucion pa peshe sepse dhe drejtuesi i zgjedhin nga hici.
Përgjigju