Klubi francez në panik, Nemanja Matic 'zhduket' për tri ditë: Regjistrova fëmijët në shkollë

Klubi francez në panik, Nemanja Matic 'zhduket' për tri ditë: Regjistrova fëmijët në shkollë

Nemanja Matic

Rennes ka sulmuar ish-yllin e Manchester United, Chelsea dhe Romës, Nemanja Matic, pasi ai nuk u paraqit në stërvitje, duke i quajtur veprimet e tij "krejtësisht të pakuptueshme".

Matic iu bashkua Rennes gjatë verës 2023 pas një sezoni te Roma dhe ka bërë 19 paraqitje për klubin në të gjitha garat. Megjithatë, gazeta franceze Ouest-France raporton se Matic dëshiron të largohet dhe se Lyon është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e tij. Rennes bëri një deklaratë duke zbuluar se Matic ka humbur stërvitjen pa leje, teksa lojtari 36-vjeçar është përgjigjur se ishte duke regjistruar fëmijët në shkollë.

 "Mesfushori i Stade Rennais FC, Nemanja Matic nuk ka arritur të paraqitet në seancat më të fundit stërvitore me ekipin profesionist. Kjo sjellje është krejtësisht e pakuptueshme nga një lojtar me përvojë me kontratë deri në vitin 2025. Gjithmonë i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve të tij, klubi dëshiron të nënvizojë se janë kryer të gjitha masat e nevojshme për integrimin e suksesshëm të Nemanja Matic dhe familjes së tij", thuhet në reagim.

Nga ana tjetër, serbi Matic ka njoftuar se mungoi për shkaqe personale, pasi donte të regjistronte fëmijet në shkollë.

"Pas 6 muajsh këtu mund të konfirmoj se sa i jashtëzakonshëm është ky klub për të gjithë lojtarët, veçanërisht për të rinjtë. Fatkeqësisht, për shkak të gabimeve të mia, unë nuk arrita të përshtas jetën private me atë profesionale. Nuk arrita t’i regjistroj fëmijët në shkollën ndërkombëtare (ata kanë qenë pjesë e saj që nga fillimi i karrierës së tyre shkollore). Prandaj isha larg për 3 ditë, për të zgjidhur këtë problem të madh për mua dhe familjen time", thekson Matic.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani