Aston Villa në Premier Leaguen angleze nuk heq dorë nga Ernest Muçi. Pasi një javë më parë Besiktas refuzoi 15 milionë eurot e ofruara për shqiptarin, klubi nga Birminghami ka rritur oferën me pesë milionë euro.
Në Stamboll i kanë thënë sërish "jo" 20 milionëve, ndërsa më herët kanë kërkuar një shumë më të lartë (25 milionë euro) për 23-vjeçarin e kombëtares shqiptare.
Besiktas e afroi Muçin vetëm në shkurtin e këtij viti për 8+2 milionë euro nga Legia e Varshavës, me djaloshin kuqezi që është kthyer në idhullin e klubit buzë Bosforit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Intersi i Aston Villas është shtuar së fundmi, teksa anglezët janë pranë realizimit të ëndrrës për të qenë pjesë e grupeve të Champions League sezonin e ri.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)