Ernest Muçi në shkurtin e këtij viti la Legian e Varshavës dhe firmosi për tre vite e gjysmë me Besiktasin në Turqi. Megjithëse vetëm pak javë nga ndërrimi i ambientit, klubi i Aston Villas në Premier League nuk heq dorë nga 22-vjeçari shqiptar.
"Fanatik" në Turqi bën me dije se pas sulmuesit të Kombëtares janë sërish anglezët që do provojnë të ofrojnë deri në 15 milionë euro gjatë verës.
Djaloshi i Kombëtares është përshtatur mirë në ekipin e ri dhe menjëherë ka fituar fanellën e titullarit dhe dashurinë e tifozëve me paraqitjet e tij. Për arsyen e interesimit të lartë për Muçin, Besiktas është në kërkim të një sulmuesi të ri për t'i paraprirë situatës.