Dhuna në Korçë, Partizani: Përgjegjës është klubi pritës, Skënderbeu: 'Ultras Guerrils' kanë mbështetje politike

Dhuna në Korçë, Partizani: Përgjegjës është klubi pritës, Skënderbeu: 'Ultras Guerrils' kanë mbështetje politike

Tifozët e Partizanit

Pas ngjarjeve në Korçë, në ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore në futboll, skuadra e Partizanit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me episodet e ndodhura në takimin ndërmjet Skënderbeut, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Më shumë se sa për vetë rezultatin, takimi u përfol për inicidentet mes tifozërive. Tifozët e Skënderbeut dhe ata të Partizanit u përleshen mes tyre, duke ndërprerë takimin për rreth 15 minuta. Në fund, plasi diskutimi i madh se policët duhet të jenë në stadiume.

Klubi i kuq, në reagimin e tij, dënon dhunën dhe mbështet “fair-play”-n, por thekson se prezenca në stadium e stjuartëve është detyrim ligjor që pas ndryshimit të tij.

Saktësojmë se klubi ynë nuk pajtohet kurresi me ngjarje të tilla të cilat prishin imazhin dhe nuk i shërbejnë futbollit të luajtur dhe Fair Play- it në fushë dhe tribuna.

Përgjatë gjithë ditëve të fundit episodet e shfaqura në Korçë janë komentuar si dështim i eksperimentit pa prezencën e forcave të rendit. Fakt është se prezenca e stjuartëve privatë në stadiume nuk mund të quhet eksperiment nga momenti kur është bërë ndryshimi i ligjit dhe rolin kryesor në mbarvajtjen e garës e ka klubi pritës.

Theksojmë se klubi Partizani për vite me radhë ka zbatuar me rigorozitet dhe korrektësi organizimin dhe mbarëvatjen e ndeshjeve në kryeqytet, duke mos shënuar qoftë edhe incidentin më të vogël, i cili cënon aktivitetin apo garën sportive.

Shkruhet në deklaratën e Partizanit  

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e klubit të Skënderbeut pas deklaratës së bërë nga Partizani për ngjarjet e Korçës, ku dy tifozëritë e ekipeve të sipërpërmendura u konfliktuan mes tyre, ku nuk munguan gurët dhe sendet e forta.

Skënderbeu shigjeton tifozët e Partizanit, që sipas klubit korçar, janë përgjegjësit kryesorë, madje kanë prapavijë politike, duke pasur mbrojtje. Gjithsesi, klubi i Skënderbeut deklaron se ngjarja është duke u hetuar.

DEKLARATË E KLUBIT TË SKËNDERBEUT

E Ripërsëritur!

Duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura ditën e premte gjatë zhvillimit të ndeshjes Skënderbeu - Partizani, në Stadiumin ‘Skënderbeu’ dëshirojmë të reagojmë dhe kërkojmë nga autoritetet përkatëse zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para ligjit të autorëve.

Bilanc lufte në 4 vitet e fundit! Ata që viktimizohen dhe përgjegjësinë e tyre prej vitesh e adresojnë tek të tjerët, duke trilluar dhe skenarë të formave të ndryshme në 4 vite e fundit gjatë transfertave në Korçë, kanë shkaktuar minimalisht 3 milionë lekë dëme materiale dhe me dhjetëra të plagusur.

Kur do të vijë momenti që përgjegjësia t’iu kalojë atyre që shkaktojnë trazira? Atyre që dhunojnë, shkatërrojnë stadiume dhe rrezikojnë jetën e qindra fëmijëve dhe sportdashësve të tjerë, të cilët 90’ minutat e takimit i shohin vetëm si mënyrë argëtimi dhe jo lufte.

KF Skënderbeu bën thirrje për implementimin e plotë të ligjit për sportit dhe individualizimin e përgjegjësisë. Nuk mund të vijohet më me dënime kolektive që dëmtojnë produktin tonë dhe investimet e klubeve.

Nuk mund të jenë ende të paprekshëm grupime me prapavijë dhe mbështetje politike, i njëjti grupim që shkaktoi trazirat ditën e premte në Korçë, duke përfituar nga paprekshmëria kanë shkaktuar të njëjtin incident thuajsë në të gjitha stadiumet e Kategorisë Superiore.

Është fakt! E njëjta tifozëri, ka shkaktuar incidente të ngjashme edhe me prezencën e forcave të policisë në pjesën e brendshme në stadiumit, duke përfituar nga paprekshmëria dhe duke qenë vazhdimisht të privilegjuar nga mbështetja politike.

Në dijeninë tonë, incidenti i ndodhur në stadiumin ‘Skënderbeu’ ditën e premte po hetohet nga Prokuroria e Rethit Korçë.

Nisur nga ky fakt, KF Skënderbeu i kërkon Komisionit të Disiplinës pranë FSHF të presë zbardhjen e çështjes nga ana e Prokurorisë në lidhje me incidentin në fjalë dhe, po ashtu, kërkojmë nga Prokuroria e Rethit hetimin me një standart të dy tifozërive dhe jo vetëm të grupimit bardhekuq, në mënyrë që të dalin përgjegjësit e vërtetë të incidentit.

Në stadiumet shqiptare nuk mund të ketë më të paprekshëm me prapavijë politike. Ata që prej vitesh dëmtojnë investimet tona, dhunojnë pronën privatë, prishin qetësinë publike dhe mbi të gjitha largojnë tifozët nga stadiumet.

Me respekt, KF Skënderbeu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU