KM: Biondja Gixhari dhe brunja Mevlani në krahë të Arditit

KM: Biondja Gixhari dhe brunja Mevlani në krahë të Arditit
Edicioni i radhës i konkursit të njohur “Kënga Magjike” është duke vijuar me surpriza të shumta, të cilat zbulohen për shikuesit. Ende pa nisur provat për mbrëmjet gala të këtij spektakli janë bërë të ditura bukuroshet që do të jenë përkrah prezantuesit Ardit Gjebrea. Këtë vit së bashku me të do të dalin në skenë aktorja e njohur dhe simpatike Olta Gixhari si dhe kryeredaktorja e revistës “Harmony” Armina Mevlani.

E pyetur nga suplementi “THASH&THEM”aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari është shprehur mjaft e lumtur për këtë eksperiencë të re televizive në drejtimin e një spektakli të këtij formati. “E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të qenë pjesë e Këngës Magjike. Është një përgjegjësi të cilën dua ta realizoj sa më mirë. Sa i përket provave ato do të nisin nga java kështu që do të shohim si do të shkojë”,- ka thënë Gixhari.

Ndërkohë një tjetër emër i njohur është edhe kryeredaktorja e revistës “Harmony” Armina Mevlani, e cila do t’i bashkohet Ardit Gjebresë dhe Olta Gixharit në këtë sfidë të re televizive. Prezantimi i këngëve të spektaklit “Kënga Magjike” është duke vazhduar çdo të dielë në programin “E diela Shqiptare” të drejtuar po nga kantautori Gjebrea. Çdo vit në këtë kompeticion marrin pjesë emrat më në zë të muzikës shqiptare.

Edhe në këtë edicion janë prezantuar deri tani emra dhe materiale muzikore, të cilat janë kthyer shpejt në të dëgjuara dhe të preferuara nga publiku. Kujtojmë këtu artiste si Eli Fara, Rezarta Shkurta, Rozana Radi, Adrian Gaxha, Xhensila Myrtezaj, Ingrid Gjoni, Juliana Pasha, Eliza Hoxha, Pirro Çako, Greta Koçi etj. Nëpërmjet këngëve të tyre të publikuara në këtë spektakël janë sjellë rreyma të ndryshme muzikore, të cilat janë pëlqyer mjaft nga publiku. Edhe në këtë javë do të prezantohen artistë dhe këngë të reja që do të konkurrojnë në këtë edicion.

Kantautori i njohur Alban Skënderaj është një nga personazhet e njohur të muzikës, i cili merr pjesë për herë të parë në këtë konkurs muzikor. Skënderaj, i cili ka qenë gjithnjë pjesë e “Top Fest”, duket se këtë radhë do të eksperimentojë edhe në këtë festival. Përkrahjen për të e ka dhënë edhe e dashura e tij Miriam Cani me anë të një statusi në Facebook.“Bëhuni gati për një nga kompozimet më të bukura të Alban Skenderaj.

Javën që vjen, te “Kënga Magjike” këndon kantautori më i mirë në Shqipëri... për ju. Mos e humbisni... Për mua një nga veprat e tij më të bukura”, -është shprehur Miriami. Një tjetër këngëtare e njohur e skenës shqiptare, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në një nga edicionet e Eurovisionit është edhe Kejsi Tola. Edhe ajo do të vij me një këngë të re, e cila pritet ti pëlqejë publikut. Jemi në pritje të këngëve dhe surprizave të reja që do të ofrojë ky edicion i radhës i “Këngës Magjike”.

Su/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë