Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se nuk do të punojnë me qeverinë iraniane. Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai e përshkoi Presidentin iranian, Hassan Rouhan si një "ujk i veshur si dele".
Netanyahu tha se Izraeli nuk do të lejojë që Irani të zhvillojë armë bërthamore, madje edhe nëse i duhet ta përballojë e vetme këtë gjë.
Nga ana tjetër, Irani u kundërpërgjigj duke thënë se nuk planifikonte gjë të ndërtonte armë bërthamore dhe i konsideroi komentet e Kryeministrit të Izraelit si "jashtëzakonisht inflamatore".
Ditët e fundit, Presidenti i SHBA, Obama kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Iranit në lidhje me programin bërthamor.
Biseda telefonike ishte e para bisedë e nivelit të lartë mes dy vendeve prej më shumë se 30 vitesh.
Ndërkohë, Obama siguroi Kryeministrin izraelit, Netanyahu, se përdorimi i forcës është ende i vlefshëm lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com