KMDLNJ dënon mosefikasitetin e shtetit

KMDLNJ dënon mosefikasitetin e shtetit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Lëndimi i lehtë apo i rëndë i 32 policëve të Kosovës në kufirin shtetëror në Merdar është akt kriminal i dënueshëm si për ata që ushtruan dhunë, po ashtu edhe për ata që planifikuan aksionin për parandalim të dhunës, duke dërguar një numër të vogël të policëve dhe policë të papërgatitur dhe të patrajnuar në parandalimin e huliganizmit. 

Sipas KMDLNj-së, Policia e Kosovës do të duhej të dërgonte njësitë speciale të Policisë së Kosovës, t’i arrestonte pelegrinët e dhunshëm dhe më pas t’i dëbonte nga Kosova, dhe shqiptuar masë parandaluese për hyrjen në Kosovë për një kohë të caktuar. 

Më tej në komunikatë të KMDLNj-së shprehet shqetësim me heshtjen dhe mosreagimin e faktorit ndërkombëtar në dënimin e dhunës së huliganëve serbë, ndërkaq u tregua shumë i zëshëm në dënimin e dhunës kundër serbëve, autobusi i të cilëve u gjuajt me gurë në Prishtinë. Dhuna duhet të dënohet si dhunë dhe jo të standardizohet sipas ekskluzivitetit etnik, shkruan ky këshill.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’