KMDLNJ: Kashnjeti u arrestua gabimisht

KMDLNJ: Kashnjeti u arrestua gabimisht
Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren ka vizituar familjarët e të arrestuarit Mark Kashnjeti, i arrestuar më 14 prill në Merdar.

E bija e Markut, Valentina ka deklaruar se babai i saj është arrestuar gabimisht. “Ai s’ka të bëjë asgjë me foton. Në fotot e krahasuara me ato që i ka prezantuar opinioni serb (njeriu me uniformë dhe automatik) dhe ato që aktualisht i posedon familja nuk përkojnë as afërsisht”, ka thënë ajo.

Mark (Mihill) Kashnjeti është afërsisht 60 vjeçar. Për rastin deri tani janë marrë tre dëshmitarë në pyetje. Dy nga ta kanë thënë se nuk e njohin Markun, ndërkaq njëri që pohohet nga burime të ndryshme se ka trauma lufte, ka thënë se e njeh dhe se i njëjti e ka fajësuar. Mirëpo, sipas vajzës Valentinës, Marku edhe në trajtimin elektrik me detektorë për të treguar vërtetësinë e pohimeve ka dalë se po e tregon të vërtetën.

Mark Kashnjeti ka angazhuar avokat me detyrë zyrtare. Atë, deri më tash, e ka vizituar vetëm një herë vajza e tij Manuela. Ajo bashkë me të dhe vajzën Agnesën 5-vjeçe, po udhëtonin në Beograd më 14 prill, kur Kashnjeti u arrestua. Që nga ajo kohë Manuela po qëndron atje dhe po interesohet për babanë.

Sipas KMDLNJ-së në Prizren, Mark Kashnjeti ka qenë rast social tash e 20-të vite. Shkaku i sëmundjes së zemrës dhe lukthit, ai gëzon pension invalidor, e paslufte ndihmën sociale. “Kohë pas kohe ka shitur dru, për të zbutur gjendjen e rëndë sociale”, thuhet në një njoftim të KMDLNj-së. Marku ka pesë vajza, kurse gruaja i ka vdekur në vitin 2000.

Sipas KMDLNJ-së gjatë tërë kohës së luftës 1998-1999, Marku ka qëndruar në Prizren dhe nuk ka qenë fare pjesëtar i UÇK-së.

Sipas KMDLNj-së, kohë më parë, ishte arrestuar edhe qytetari Talat Buri nga Prizreni. Ai ishte liruar pas tri javë qëndrimi në Burgun e Pozharevcit, kurse arsyeja e lirimit nga autoritetet serbe ishte “përzierja e identitetit”.

Ndërkaq më herët ishte arrestuar edhe Sinan Morina dhe i njëjti ishte liruar nga një gjykatë e Beogradit si i pafajshëm.

Buri e Morina ishin akuzuar po ashtu si pjesëtarë të UÇK-së dhe krime lufte, por, akuzat ishin hedhur poshtë nga vetë autoritetet serbe.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së kërkon që të shtohet trysnia ndaj Beogradit, sidomos e ndërkombëtarëve që Kashnjetin ta lirojnë, ngase është arrestuar gabimisht.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë