Për herë të parë në Shqipëri nën ekskluzivitetin e kompanisë “Neranxi” prezantohen produktet e multinacionales “Unilever Food Solutions”. “Unilever Food Solutions”është një nga furnizuesit kryesorë në botë me produkte ushqimore.

Markat e tyre të famshme si Knorr, Hellmanns, Lipton etj së bashku me kompaninë “Neranxi” do të ofrojnë produkte dhe shërbime më cilësore në tregun shqiptar të kulinarisë. Efi Neranxi, Drejtoreshë e përgjithshme e Neranxi dhe George Tzavaras Drejtor Ekzekutiv i Unilever shprehën hapur kënaqësinë e tyre për këtë bashkëpunim që garanton sukses.

Për prezantimin e produkteve u kujdes Chef Vassilis Mandros i cili nisi me një përshëndetje në gjuhën shqipe duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.Ai vazhdoi më tej me shpjegimin e produkteve dhe trendeve më të fundit në fushën e ushqimit. 2 gjigandët e fushës së ushqimit premtojnë dhe garantojnë cilësinë e standardet e vendeve të zhvilluara. Me produktet dhe arritjet e tyre Neranxi dhe Unilever Food Solutions do t’i japin mundësinë shefave të kuzhinës të krijojnë për konsumatorët pjata unike me shije speciale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com