Knut Fleckenstein dorën në zemër për Shqipërinë: BE të nisë negociatat, të rinjtë e këtij vendi e meritojnë!

Kur mbeten edhe 10 ditë nga dalja e raportit të Komisionit Europian nëse Shqipërisë do ti hapet drita jeshile për të çelur negociatat për anëtarësim në BE vjen një sinjal pozitiv dhe inkurajues.

Është raportuesi për Shqipërinë në Parlementin Europian Knut Fleckenstein I cili përmes një statusi në Facebook shpreh doza optimizmi për hapin e radhës dhe shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e nisur europian të vendit tonë.

“Javën e shkuar unë vizitova përsëri Shqipërinë. Konkluzimi im është i qartë. Ne duhet të nisim negociatat me këtë vend.  Është shënuar progres por shumë punë mbetet për tu bërë. Asnjë dyshim”.

Ky është komenti Fleckenstein në Facebook.

Java e ardhshme hap siparin e një turi diplomatik në disa vende të Evropës për kryeministrin Edi Rama. Qëllimi primar i këtyre vizitave mbeten vendet që vijojnë të jenë skeptike për hapin e radhës që duhet të hedhë Shqipëria. Deklarimet e fundit të kryeministrit Edi Rama për çështjen e intergrimit gjatë muajve të fundit kanë qenë të njëjta. Sipas tij ka ardhur momenti që Europa ti thotë po çeljes së negociatave për anëtarësim. Pavarësisht problemeve të brendshme edhe opozita ka dhënë OK-in e saj për këtë çeljen e negociatave.

Javën që kaloi vizitova sërish Shqipërinë. Përfundimi im është i qartë: ne duhet t’i nisim tani negociatat me këtë vend. Është bërë progres, edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë. Pa dyshim!

U inkurajova shumë nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkolla dhe në qendrën sociale te Bregu I Lumit, apo te Universiteti i Durrësit. Ata që të gjithë e meritojnë përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të kemi opinione të ndryshme lidhur më shumë vendime politike, por për këta të rinjtë në Tiranë ia vlen të punosh. Dhe jam i sigurt që studentët e Durrësit do të na ndihmojnë.

Komenti i europarlamentarit gjerman Knut Fleckenstein në Facebook

Fleckenstein ishte disa ditë më parë në Tiranë, ku bëri një deklaratë të fortë lidhur me protesastat e dhunshme në Kukës, të mbështetura edhe nga opozita. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ti o beni ja fut kot: 08/04/2018 14:46

    Po ca Edi mashtrusi ai pi nanje viz e zdi ca ben ka ardh koha per be nuk e fut edi po te rinjt e meritojen duam te jemi dhe ne si gjith bota se te jet per politikanet tan kurr nuk behet shqiperia jan te gjith njesoj

    Përgjigju
  • One: 08/04/2018 14:00

    Forca Rinia merreni vet ne dore fatin e vendit se keta politikane kane djegur te ardhmen e disa brezave

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 08/04/2018 13:29

    Forca Edo. Prane BE. Jashtqitjet e Kombit MONA-BASHA-BERISHA & CO prane qenefit te LANES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë