Knut Fleckentein zhvillon një
tjetër takim me Lulzim Bashën

Knut Fleckentein zhvillon një<br />tjetër takim me Lulzim Bashën
TIRANE-Raportuesi i Parlamentit Europian Knut Fleckentein ka zhvilluar një takim 30 minutësh në ambientet e hotel “Sheraton” me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
  
Ky është takimi i tyre brenda 2 ditëve pas takimit që Basha ka zhvilluar me Fleckenstein në selinë blu mbrëmjen e së martës.
 
Në takim është diskutuar për bojkotin e PD të Kuvendit pas protestës dhe shqetësimet e PD për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Knut Fleckentein ka dalë kundër demokratëve në bojkotin e parlamentit ndërsa është shprehur: “Sa herë që vij këtu flas me zotin Basha. Por nuk do të negocioj me të për protestën. E parë nga këtu më duket shumë e këndshme tenda. Por do të ishte më mirë të rrinin në parlament. Deputetët duhet ta bëjnë punën e tyre brenda këtij institucionin, pavarësisht gjërave të tjera që bëjnë shtesë jashtë tij".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)