Shokut Miladin i mungon konspiracioni i mungon dhimbshurija për shokët dhe për Partinë, d.m.th. i mungon dhëmbshurija për dëmet që do të pësojnë shokët dhe partija nga mospërfillja e tij për konspiracion.
Ca nga nervoziteti, ca nga dëshira të mbajë dokumenta për ta justifikuar në të arthmen, ca nga që është studjoz dhe merr shënime, shoku gjith ditën shkruan. Shkruan nëpër sopra kartë që i mbjell në tërë odat e shtëpisë ku ka gjetur strehë, shkruan në defterëra dhe ka mbushur mjaft defterë sa për një bibliotekë të vogël.
Të paktën në rastin tim, shoku nuk pëlqen të përdorë pseudonimin, insiston të më thërresë në emër e të më shënojë me emrin e vërtetë. Tërë shkrimet i bën, pa fjalë, serbisht dhe kur detyrohet të hikë nga një shtëpi shpejt e shpetj, ajo shtëpi sigurisht mbetet e dënuar me gjith familjen mik e shokë pritëse se ajo shtëpi do dit që të spastrohet nga shkrimet e shokut, kurse mund të ngjasë që policija të harrijë mbrënda orëve, e bile mbrënda disa minutave.
/Shqiptarja.com

Koço Tashko, Popoviçi dhe e vërteta e Konferencës së Pezës
Popoviç: S’na duhet Myslim Peza Letra e dytë e Koço Tashkos