Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlerfshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në tre bashki. Bëhet fjalë për Rrogozhinën, Krujën dhe në Kamëz ku u realizua votimi elektronik. Ankimimet u dorëzuan në Komisionin për Ankimimit dhe Sanksionet dhe mbajnë datën 23 maj 2023.
Në Rrogozhinë koalicioni Berisha - Meta ankimon rezultatin për kryetar të bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave. Në Kamëz kërkon ekspertimin kompjuterik, nga ekspertë të huaj të pavarur, të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për të ruajtjen e të dhënave elektronike si dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Ndërsa në Krujë kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar dhe për këshillin bashkiak të këtij qyteti në ato zona ku thotë se janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me pëcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor.
Kamëz
Në Kamëz ku Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të "BF" Arjan Hoxha, kërkohet shpallja e pavlefshmërisë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar dhe këshillin bashkiak.
Veç ekspertimit kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike, kërkojnë krahasimin e rezultatit elektronik me rezultatin e fizik të fletëve të votimit të gjendura në kuti për çdo qendër votimi.
Gjithashtu kërkojnë kqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të pëdorura brenda QV me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qëndrore në nivel specialist apo drejtuesi që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi.
Rrogozhinë, 30 votat që bënë diferencën
Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota, pra më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve. Koalicioni kërkon që të rinumërohen dhe rivlerësohen jo vetëm 276 votat e pavlefshme por në përgjithësi i të gjithë qendrave të votimit.
Kruja
Në Krujë ku Artur Bushi i PS-së fitoi me 9 mijë vota diferencë kundrejt Agron Lokës, koalicioni Berisha-Meta rendit si parregullsi dhe faktin se "komisionerët në QV ishin familjarë apo marrëdhënie punësimi me kandidatin e PS. Gjithashtu si vëzhguesit dhe komisionerët PS kanë shoqëruar votuesit nga jashtë qendrave deri tek kutia e votimit pa reshtur"
Edhe Partia Social Demokrate dorëzoi sot ankimin në KAS për rezultatet e këshillit bashkiak në bashkinë e Vlorës. PSD thotë se janë 141 vota të munguara për llogari të saj prandaj kërkojnë rinumërimin në 26 qendra votimi.