Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS në KQZ, tha sot se nuk e kupton se pse nuk e duan emrin e Ilir Metës në fletën e votimit, dhe se kjo krijon konfuzion.
“Ligji e bën të qartë dhe thotë që fleta e votimit duhet të jetë e qartë, të mos ketë asnjë paqartë. Nuk thuhet arsyeja se pse nuk vendoset emri. PD thotë që krijohet konfuzion ndërkohë që nga subjekti i ‘Bashkë fitojmë’ nuk e thonë arsyen se pse duan që të mos vendoset. Në dokumente e thoni kush është kryetari ndërsa në fletën e votimit nuk e doni. Ju lutem ftojeni subjektin zgjedhor që të paraqesë se cilin emër duan si drejtues të koalicionit, edhe pse për ne është shumë e qartë”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Fleta e votimit, KQZ nuk vendos emrin e Ilir Metës krah 'BF'! Celibashi: E vendosin ata vetë! PD: Precedent i rrezikshëm! PS: Krijon paqartësi












