Ka mbërritur pasditen e sotme në KQZ kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.
Mësohet se Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.
Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij koalicioni janë:
-Partia Kombëtare Konservatore Albania;
-Partia Ora e Shqipërisë;
-Partia Emigracioni Shqiptar;
-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.
Ky është koalicioni i parë opozitar që është regjistruar për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që pritet të regjistrohet edhe koalicioni i Partisë Demokratike.
Nën siglën, ‘Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka finalizuar marrëveshjen me aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, aleati më i vështirë për t'u bindur, LZHK-ja e Dashamir Shehit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare. Basha ka ftuar dhe FRD-në e Bamir Topit.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1676
Lajme të tjera
-
Auditimi i fondeve për 2022/ KQZ gjobit 108 parti politike! PD e PS nga 60 mijë lekë gjobë, ‘shpëton’ Partia e Lirisë
9 Prill, 17:02
-
20 mijë qytetarë nuk dalin dot nga banesa për të votuar, KQZ: Merrni masa ligjore, dërgoni kutitë e votimit në shtëpi
3 Prill, 13:29
-
Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
29 Mars, 15:39
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm në 3.88% të qendrave të votimit s’funksionoi teknikisht identifikimi elektronik, por u krye ai fizik
14 Mars, 14:50
-
KQZ: Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit
13 Mars, 22:19
-
Shmanget përplasja me grupin e Rithemelimit, nesër mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore! Në seancë dëgjimore KQZ
26 Shkurt, 14:42
-
Rithemelimi pa lekë, partitë politike marrin 345 mln lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së
20 Shkurt, 12:11
-
Fondet vjetore, 345 mln lekë për partitë për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së, Rithemelimi mbetet pa financim
16 Shkurt, 15:08
-
Fondet e fushatës, KAS pranon pjesërisht kërkesën e 2 partive politike
12 Shkurt, 15:20
-
I dënuar me burg për trafik droge, KQZ i thotë 'JO' kandidaturës së këshilltarit të PDIU-së në Shijak
2 Shkurt, 13:24
-
Reforma Zgjedhore, Celibashi thirrje partive: Realizoni ndryshimet sa më shpejt! S’ka votim elektronik në 5 qarqe nëse s'keni konsensus deri në fund të shkurtit
31 Janar, 11:23
-
'Berisha nuk ekziston', Celibashi letër partive për reformën zgjedhore: Adresoni ‘herësin’ e votën e emigrantëve! Përgjigje brenda shkurtit nëse zgjerohet votimi elektronik
15 Janar, 13:42
ku i kane maskat keta legenat mor aman.po ky virusi si nuk mori nje injorant bastard qe nuk i duhet as dreqit? po ky gjuzi xhaketen borxh e ka mare apo me qira? eh o popull nuk ngel parlamenti pa gjuzra e pa ndokra e nokra....e ne presim qe te hecim perpara.mjer vebdi mjer populli ne dore te kujt esht
PërgjigjuParti leshi parti by...
Përgjigju