Deputeti Halit Valteri ka shprehur Kritika ndaj koalicionit të PD-së me 12 parti të tjera e regjistruar 1 ditë më parë pranë KQZ-së. Në një intervistë për Report Tv ai tha se të shohësh Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së në një koalicion do të thotë se nuk ka më kauza për të cilën mund të luftosh.
Sipas tij, tashmë në këtë parti nuk ka më ideale dhe të gjithë luftojnë vetëm për të ruajtur pasuritë e tyre dhe mandatin e deputetit.
“Prej 2009 kemi parë parti politike që kanë marrë mandatin në kurriz të demokratëve dhe kanë qeverisur dhe kanë bërë flirtin me kundërshtarin. Siç kemi rastin e Idrizit. Tregon që nuk merr dot mandate i vetëm. Flasim për menaxher parash që në kohën e Nanos. Duhet ta kuptojnë se çfarë po bëjnë këta individë. Asnjëherë nuk ka garuar i vetëm që të marrë mandatin. E provoi në 2017 dhe e pamë si ishte rezultati. Sot del dhe thotë që PDIU i ofron koalicionit 40 mijë vota ndërkohë që historia ka treguar të kundërtën. Unë e shoh këtë koalicion si ‘mish-mash’. Të shikosh Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen nën një sigël do të thotë që nuk ka kauza për të cilën mund të luftosh por vetëm për të marrë një mandate deputeti dhe të ruash pasuritë në parlament. Është shkrirja e siglës së PDIU-së. Është tradhëtia e qindra mijëra qytetarëve çamë që kanë luftuar për ta çuar deri në 5 mandate atë parti politike.
E dëmton si parti. Çdokush që ka një program, ideal dhe kauzë mund t’ia dalë. Vangjeli është në punën e vetë. Këtu nuk ka më idealizëm. Është bërë një gjellë qensh dhe një luftë për një mandate deputeti. Unë e shikoj një llogari që bëjnë krerët e dy partive. Basha është një llogaritar i mirë mbledhje zbritje. Ky është një koalicion, efekt numrash që mendojnë këta se maksimizojnë votën. Mendoj që ndonjëherë nuk mund ta përziejmë. Është një gabim i madh dhe do jetë dështim i opozitës. Parti ka 118 në total, koalicion kanë bërë kolegë tanë por nuk ka lidhje partia. Shikoni rezultatet e zgjedhjeve të fundit” – tha Valteri.
Deputeti Halit Valteri thotë se më e keqja vjen nga LSI e cila shkon sa andej këndej. Ndërsa për kryedemokratin Basha u shphre se është një njeri i kapur edhe pa ardhur ende në pushtet. Ndërsa për garimin në zgjedhjet e ardhshme, Valteri u shpreh se është në negociata me disa subjekte politike ndërsa pritet zyrtarizimi më 6 mars.
“Në dijeninë time, Bamiri ka vite që nuk shkon më tek partia. Janë skupe mediatike që nuk duhet t’i vendosin theks. Shqiptarët duan kushte dhe shërbime më të mira. Janë të provuar të dyja palët në pushtet. Lloj lloj njerëz janë akuzuar për para të pista e akuza të ndryshme dhe tani shiten si një lloj ndryshimi dhe alternativa. Nuk ka pasur surpriza. Unë kurrë nuk mund të bashkohem me të keqen. Nuk bashkohem kurrë me LSI-në. E keqja më e madhe e vendit është LSI-ja që shkon sa andej dhe këtej. Basha është një njeri që është i kapur pa ardhur në pushtet. Basha do vinte në pushtet nëse do ishte vetëm PD dhe të mos kishte kandidatë për deputetë të pastër. Nuk mund të bësh koalicion me djallin për të marrë tokën. Presim deri në datë 6 derisa t’i saktësojmë të gjitha. Kam pasur kontakte me disa subjekte politike. Jemi në tratativa
Valteri ka shpjeguar dhe takimin në Kamëz ku është parë së bashku me Ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Ai thotë se ka qenë një aktivitet ku janë angazhuar të dy, duke u shprehur se nuk ka asnjë problem për dy deputetë të forcave të kundërta që të takohen.
“Elisa Spiropali është deputete e zonës së Kamzës. Kam pasur një aktivitet aty. E kam thirrur në atë takim pasi ka pasur një problem për banorët në atë zonë. Ditën e nesërme pas takimit u është dhënë zgjidhje atyre dhe nga mediat doli se ka pasur një bashkëpunim. Nuk është turp të shkosh me një koleg të majtë. Politikanët me njëri-tjetrin rrinë. Ata rrijnë në kafe në parlament me njëri-tjetrin. Unë nuk thërras askënd në takim. Ata njerëz marrin vesh që do vijë dikush në atë takim. Ke raste gjithmonë. Lokali është plotë, por njerëzit rrijnë aty dhe kthehen nga unë e bisedojmë. Në 25 prill, ai Shpëtimi (Idrizi) që i thotë se do sjellë 40 mijë vota, ai ja heq dhe ua çon Edi Ramës pasi çamët nuk mund të votojnë të keqen” – tha Valteri.
Marrëveshja e PD-së me 12 partitë u finalizua mbrëmjen e djeshme në orën 23:40 pas një dite intensive bisedimesh. Ivi Kaso, dorëzoi për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “PD- Aleanca për Ndryshim”.
Suprizë e marrëveshjes ishte emri i Bamir Topit, i cili e ka shprehur hapur zhgënjimin nga Lulzim Basha si lider të marrë peng nga Sali Berisha. Teksa në orët e vona të mbrëmjes u raportua se ai firmosi aleancën me PD-në, gjithçka u qartësua mëngjesin e 25 shkurtit, kur Topi në mënyrë të papritur dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Fryma e Re Demokratike”.
Te gjithe politikanet , --ngjer me sot-- , politiken e ndjekin per mide --oreks pasuri--, jo per ide --ndertimin e vendit . Presim te ndryshoni , ca me forcat tuaj ; ca me ndihmen e nderkombetareve . amin .
PërgjigjuBravo valtero je deputeti me i mire nga te rinjte....
PërgjigjuPo ti mer hale ca ideali ke?? se mos shko me PS tashti kur mos te fusi luli te listat apo jo??
Përgjigju