Koalicioni i VV: KQZ s'i jep liri
audituesve të partive

Koalicioni i VV: KQZ s'i jep liri <br />audituesve të partive
TIRANË – Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka vërejtur në një raport të posaçëm se as legjislatori dhe as KQZ-ja nuk i kanë dhënë të gjitha mjetet e nevojshme, audituesve të pasqyrave financiare të subjekteve elektorale, në punën e tyre. Në raportin e Koalicionit thuhet:

“Kontrolli ndaj financave që lëvizen përgjatë fushatës zgjedhore ushtrohet nëpërmjet një mekanizmi ligjor i cili mbikqyret nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. “Jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo parti politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, apo kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar”.  Në pikën 3 të nenit 91, Kodi Zgjedhor i jep një hapësirë të madhe veprimi auditëve[3] që verifikojnë pasqyrat financiare të subjekteve elektorale. Sipas tij, ata janë të plotfuqishëm t’i kërkojnë subjekteve zgjedhore çdo informacion që i nevojitet në punën e tyre.  Por, Koalicioni vëren se as legjislatori dhe as KQZ në udhëzimet e miratuara nuk i jep audituesit të gjitha mjetet e nevojshme për ta përdorur këtë hapësirë dhe liri në punën e tyre.

Pavarësisht shkeljeve të vërejtura, vërehet se deri më sot, KQZ nuk ka marrë asnjë masë ligjore në këtë drejtim, madje është treguar e pakujdesshme në ushtrimin e autoritetit dhe të funksionit të vet në përmbushje të ligjit, ndërkohë që sipas ligjit është KQZ e cila “monitoron, mbikëqyr dhe auditon financimin e partive politike, nëpërmjet kontrollit të dokumentacionit financiar e të llogarive kontabël të partive politike, të subjekteve të lidhura, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me partitë politike apo që ndodhen nën kontrollin e tyre” dhe është sërish KQZ e cila ngarkohet nga ligji për të vendosur sanksione kur konstaton shkelje të dispozitave të ligjit të sipërpërmendur.

Situata aktuale në këtë drejtim bëhet akoma më pak e kontrolluar duke pasur parasysh edhe një mangësi të vetë Kodit Zgjedhor. Sipas tij, dhuruesit e shumave mbi 100 mijë lekë duhet ta kryejnë kalimin e parave “vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor”.

Në funksion të kësaj kërkese të ligjit, subjekti zgjedhor “jo më vonë se tre ditë nga fillimi i fushatës zgjedhore, deklaron numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim”. Në këtë situatë problematike dhe me këtë kuadër ligjor i cili lejon “rrjedhje” në pasqyrimin e financave të subjekteve zgjedhor gjatë fushatës, është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili në përmbushje të misionit dhe kompetencave të dhëna si dhe në frymën e ligjit, duhet të luajë rolin e tij madhor",- thuhet më tej në raport.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare