Koalicioni LDK-AAK-Nisma deklaroi se, masën e pezullimit të dhënë sot nga Gjykata  Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të

Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese  dhe pret nga kjo Gjykatë që të dëshmojë profesionalizëm dhe paanshmëri në  vendimin final.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma është i bindur se vendimi i 83 deputëteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të  popullit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha  institucionet Kushtetuese.
Koalicioni LDK-AAK-Nisma së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë  për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të  vendit./ATSH/