Koalicioni me PDK-në, Haradinaj:
Çdo vendim në interes të atdheut

Koalicioni me PDK-në, Haradinaj:<br />Çdo vendim në interes të atdheut
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se shumë njerëz po bëjnë moral me vendimin të cilën ai e mori, për tu bashkuar me PDK-në në koalicion parazgjedhor
 
Sipas tij, “nëse është në interes të atdheut, nëse ka nevojë, çdo vendim do ta marrë”.
 
“Ky vendim është në interes të atdheut, dhe për këtë e kemi lidhë fatin. Kush janë të tjerët. Nuk janë të zot as me marrë vendime dhe as me i zbatu ato. Nëse ka të atillë që marrin vendim, ata nuk mundën ta zbatojnë. Me 11 qershor fati i vendit është ne duart e juaja. Unë nuk pritoj me ju thonë, në qat ditë që nisim punën do ta nderoj atdheun. Atë ditë që nisim punën atë ditë kanë me thonë ‘bac u kry”, është shprehur Haradinaj.
 
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbiseduan me qytetarë dhe sipërmarrës në Rahovec.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët