Koalicioni 'Nisma-Shqipëria Bëhet' prezanton kandidatët, Lapaj: Angazhim për lista të hapura dhe ndryshim të sistemit

Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” ka prezantuar sot kandidatët e saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar angazhimin për ndryshimin e politikës së vjetër. Ky koalicion, i cili synon të ofrojë një alternativë të re për qytetarët, ka vendosur të hapë listat e kandidatëve dhe të shmangë praktikat e mbyllura të politikës tradicionale.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i koalicionit, Adriatik Lapaj, e fokusoi mesazhin e tij në rëndësinë e hapjes së listave dhe angazhimin për një garë të pastër dhe të ndershme.

“Jemi krenarë që, përkundër sfidave dhe pengesave, kemi arritur të krijojmë një kohezion të fortë dhe të prezantojmë kandidatët që janë të gatshëm të garojnë në lista të hapura. Në këto zgjedhje, ne do të jemi një subjekt politik që i kemi djegur listat e mbyllura të politikës së vjetër, dhe kemi hapur një dritare të re shprese. Kjo është një mundësi për shqiptarët të garojnë si njerëz normalë, në një vend normal. Pavarësisht se kjo është një betejë e vështirë, qytetarët nuk kanë alternativë tjetër veçse ta fitojnë këtë betejë, dhe ne jemi të angazhuar për të çarë këtë sistem, për të mundur sistemin e vjetër dhe për të sjellë ndryshimin e madh historik që vendi ynë ka nevojë,” tha Lapaj.

Koalicioni ka shprehur besimin se ky proces zgjedhor është një hap i rëndësishëm për të rikthyer besimin te qytetarët dhe për të krijuar mundësi për një ndryshim të qëndrueshëm dhe pozitiv në politikën shqiptare. 

H.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?