Koalicioni PDK-AAK varet nga vendimi i Hages

Koalicioni PDK-AAK varet nga vendimi i Hages
Burime brena AAK-së kanë thënë për shqiptarja.com se po të jetë vendimi pozitiv nga Haga dhe ish-komandanti i zonës operative të Dukagjinit del të jetë i pafajshëm, atëherë muaji shtator do të krijojë mundësinë AAK ta diskutojë me PDK marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Përplasjet e dikurshme PDK-AAK, si dy parti që luftonin primatin e anëtarësisë me ish-luftëtarë të UÇK-së si duket janë zbutur, pas qeverisjes jostabile PDK-AKR dhe serbët.
“Është e dukshme që relacionet janë shumë më të relaksuara”, por kjo nuk do të thotë që do të kthehet automatikisht në një koalicion, thotë ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku. Në PDK thonë se koalicioni me AKR-po po bëhet i pamenaxhueshëm dhe koalicioni i ardhshëm pritet të lidhet në shtator.
LDK nuk ka komentuar idetë për koalicione, por kundërshton qeverisjen e mundshme mes PDK dhe AAK si të provuara.
"Edhe AAK dhe PDK kanë qeverisur Kosovën dhe situata politike dhe ekonomike është përkeqsuar", tha Ismet Beqiri, kryesues i grupit parlamentar të LDK.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat